25 01 2025

Faton Peci

Shkrime

Emri i plotë

Faton Peci

Faton Peci, është lindur më 16 Qershor 1982 në Mitrovicë. Është Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe
Zhvillimit Rural të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ai ka diplomuar në Shkenca Politike dhe ka përfunduar studimet Master në Filozofi në Universitetin e
Prishtinës. Ministri Peci ka përvojë të gjerë me organizata ndërkombëtare si OSBE dhe UNICEF, ka qenë
konsulent në CDF dhe ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në
Kosovë.
Angazhimi i tij përfshin projekte për transformimin e ndërmarrjeve publike dhe ngritjen e kapaciteteve
institucionale me KFOS dhe UNDP nga viti 2010 deri në 2014.
Karriera politike e filloi sot e dy dekada me parë, ku ka shërbyer si zëdhënës për Mitrovicën, Sekretar për
Marrëdhënie me Jashtë dhe Anëtar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Ai gjithashtu ka shërbyer si Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve, si dhe Shef i Kabinetit të Presidentit të Kosovës.
Në zgjedhjet e vitit 2021, ai siguroi mandatin si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe u emërua Ministër i
Bujqësisë më 22 mars 2021. I njohur për politikat e tij pro-fermerëve, ai ka punuar për avancimin e
bujqësisë dhe prodhimit ushqimor në Kosovë. Gjithashtu, ai është bashkëkryetar i partisë politike Guxo,
e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.
Ministri Peci është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Lidershipi dhe politikat e tij e kanë bërë atë
veçanërisht të popullarizuar në komunitetin e fermerëve të Kosovës.