25 01 2025

Gegë Lleshi

Shkrime

Emri i plotë

Gegë Lleshi

Gegë Lleshi është lindur më 1 gusht 1968 në fshatin Vraniq të Gjakovës, është profesor i edukatës
fizike dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Ai përfundoi studimet
për Edukatë Fizike në vitin 1996 dhe më pastaj pas luftës kreu një trajnim gjashtëmujor me KFOR-in
Amerikan dhe Anglez për Inspektor të Rendit (Polici Ushtarake) në vitin 2002.
Karriera e Gegës filloi si profesor i edukatës fizike nga viti 1997 deri në vitin 1998, ndërsa angazhimi i
tij për çështjen kombëtare e çoi drejt themelimit të UÇK-së në Dukagjin. Si një nga drejtuesit
kryesorë, ai luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e njësive të para. Pas luftës,

Ai shërbeu si Shef i Administratës dhe Shef i Policisë Ushtarake në Trupat Mbrojtëse të Kosovës nga
viti 1999 deri në vitin 2005. Nga viti 2005 deri 2008 Koordinatore Zyra e Sigurisë Publike, Zyra e
Kryeministrit.Nga viti 2008 deri 2010 Shef i Inspektorave dhe Sigurimit ne ART(Autoriteti Rregullator
i Telekomunikacionit).Nga 2010 deri 2019 Menaxher i Kontrollit të mbrenshëm dhe Trajnimit ne
Posten e Kosovës.Nga 2019 Departamenti i Shitjes dhe Marketingut AKP(Agjensioni Kosovar i
Privatizimit).
Përfshirja e Gegës në aktivitete politike dhe shoqërore daton që nga vitet e tij si student, kur kryesoi
Unionin e Studentëve në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe u angazhua në mbajtjen gjallë të arsimit
shqip në Kosovë gjatë viteve të okupimit. Ai ishte gjithashtu një promotor i pajtimit të gjaqeve dhe i
luftës kundër varfërisë në mesin e shqiptarëve të Kosovës.
Në politikë, Gegë Lleshi është pjesë aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2020. Ai ka një
ndikim të fortë në mobilizimin e votuesve në disa komuna, përfshirë Gjakovën, Deçanin, Klinën,
Rahovecin, Istogun dhe Prishtinën, duke mbështetur fuqishëm platformën e kësaj lëvizjeje.
Gjatë mandatit të tij si deputet, ai synon të fokusohet në çështje kyçe si forcimi i ushtrisë së Kosovës
dhe përgatitja e saj sipas standardeve të NATO-s, zhvillimi i sportit dhe përmirësimi i infrastrukturës
sportive, si dhe përmirësimi i sistemit arsimor për të krijuar një rini të arsimuar dhe të fuqizuar. Ai
gjithashtu do të promovojë politika për të adresuar çështjet klimatike dhe për të ruajtur mjedisin.
Me përkushtimin dhe përvojën e tij të gjerë profesionale dhe politike, Gegë Lleshi synon të
kontribuojë në ndërtimin e një shteti të fortë dhe të drejtë, duke u angazhuar për përmirësimin e
jetës së qytetarëve të Kosovës.