25 01 2025
Halil Thaçi
Halil Thaçi është lindur më 9 shtator 1981, në Prishtinë dhe jeton në Obiliq. Ai ka përfunduar
studimet në Fakultetin Ekonomik, në Banka, Financa dhe Kontabilitet. Prej vitit 2000, Halili ka
menaxhuar me sukses biznesin e tij familjar.
Në angazhimin politik, Halili është në mandatin e tij të dytë si kryetar i Qendrës së Lëvizjes
VETËVENDOSJE! në Obiliq. Si deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
ai është anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Gjatë mandatit të tij parlamentar,
ka kontribuar si anëtar i dy komisioneve hetimore: Komisionit për Rezervat Shtetërore dhe
Komisionit për Energjinë.
Kandidatura e tij për mandatin e dytë si deputet është një zotim për të çuar përpara drejtësinë,
barazinë dhe zhvillimin ekonomik – tri shtylla kryesore që përbëjnë vizionin për një Kosovë të drejtë,
të barabartë dhe me mundësi të përbashkëta për të gjithë qytetarët e saj.