25 01 2025
Haxhi Avdyli
Haxhi Avdyli, i lindur më 21 janar 1972 në Prizren, është mjek specialist në fushën e Neurokirurgjisë. Ai
ka përfunduar studimet për mjekësi dhe specializimin në Neurokirurgji në Prishtinë, Tiranë dhe Ulm të
Gjermanisë. Gjithashtu, ka përfunduar një program Master për Menaxhim dhe Politika Shëndetësore.
Gjatë viteve 1998-1999, Haxhi Avdyli shërbeu si mjek në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në zonën e
Pashtrikut, duke kontribuar kryesisht në Suharekë dhe Prizren.
Pas luftës, ai vazhdoi karrierën si neurokirurg dhe ligjërues, duke punuar në Klinikën e Neurokirurgjisë në
Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri në vitin 2017 dhe si profesor në kolegje private mjekësore.
Në vitin 2017, ai fitoi mandatin e parë si deputet në Kuvendin e Kosovës dhe aktualisht është duke
përmbyllur mandatin e tij të tretë. Në zgjedhjet e vitit 2021, në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai mori
fitoi fuqishëm mandatin e tij.
Gjatë mandatit të tij si deputet, Haxhi Avdyli ka qenë anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe ka marrë
pjesë në disa komisione hetimore, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në adresimin e çështjeve të
rëndësishme për shëndetësinë dhe qeverisjen e mirë. Përvoja dhe angazhimi i tij e bëjnë atë një zë të
fuqishëm në çështjet shëndetësore dhe sociale.
Haxhi Avdyli flet rrjedhshëm serbokroatishten, anglishten dhe gjermanishten. Ai është i martuar dhe
baba i tre fëmijëve. Përkushtimi i tij si mjek dhe si politikan reflekton vizionin e tij për një Kosovë me një
sistem shëndetësor më të fortë dhe një shoqëri më të drejtë e të barabartë.
Në zgjedhjet e vitit 2025, përsëri në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga radhët e partisë Guxo, Dr.
Haxhi Avdyli angazhohet për shëndetësinë publike dhe mirëqenien sociale.