12 09 2019

Hekuran Murati

12

Shkrime

Emri i plotë

Hekuran Murati

Hekuran Murati studimet i ka mbaruar për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Studimet master i ka vazhduar për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina Wilmington, me specializim në Financa Ndërkombëtare.

Ai ka përvojë të shumtë, sidomos si aktivist dhe analist i pavarur ku është shquar për aktivizmin dhe kundërshtimin e tij ndaj katër çështjeve të mëdha: Marrëveshja e dëmshme me Contour Global, Kontratën e jashtëligjshme për zgjatjen e pistës së aeroportit, skadimi i Kontratës korruptive mes Telekomit dhe Z-Mobile, si dhe monopolin zhvatës në homologimin e veturave. Ai ka punuar në Ministrinë e Financave si Shef i Divizionit të Borxhit Publik, dhe pastaj si konsulent në Bankën Botërore. Poashtu ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, z. Murati u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës. Përgjatë kësaj legjislature ai ka qenë Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, anëtar i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike si dhe anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.