25 01 2025

Ilir Kërçeli

Shkrime

Emri i plotë

Ilir Kërçeli

Ilir Kërçeli është lindur më 21 korrik 1990 në Prishtinë. Fëmijërinë e hershme e kaloi në lagjen
Dardania, ku përfundoi shkollën fillore, ndërsa arsimin e mesëm e vazhdoi në Gjimnazin “Sami
Frashëri.” Studimet universitare për Ekonomi dhe ato master për Administratë Publike dhe Qeverisje
Dixhitale e kanë përgatitur atë për sfidat moderne të qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik.
I apasionuar pas basketbollit që në moshë të hershme, Iliri mësoi rëndësinë e punës ekipore dhe
disiplinës, vlera që e kanë udhëhequr në jetën profesionale. Teknologjia dhe inovacioni janë fusha
që e kanë motivuar për më shumë se 15 vite. Si themelues i kompanisë “OnAir,” Iliri ka sjellë risi dhe
mundësi të reja për tregun kosovar.
Në vitin 2019, ai iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE! si këshilltar për strategji mediale në Ministrinë
e Punëve të Jashtme. Nga viti 2021, ka shërbyer si shef i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk
Konjufca, duke dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm në sfida institucionale. Aktualisht, Iliri
është anëtar i Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë dhe anëtar në Këshillin e
Përgjithshëm.
Si kandidat për deputet, Ilir Kërçeli synon të jetë zëri i rinisë së Kosovës. Ai angazhohet për drejtësi
sociale, mundësi të barabarta dhe një të ardhme të sigurt për të rinjtë, duke besuar se Kosova
ndërtohet në Lëvizje, së bashku për të mirën e përbashkët.