25 01 2025

Jeta Statovci

Shkrime

Emri i plotë

Jeta Statovci

Jeta Statovci është lindur më 3 qershor 1994 në Prishtinë. Ajo ka përfunduar studimet master në
“Ekonomia dhe Politikat Shëndetësore” në London School of Economic, në Mbretërinë e Bashkuar, si
përfituese e bursës prestigjioze ndërkombëtare Chevening Scholarship. Studimet bachelor i
përfundoi në Rochester Institute of Technology, në Ekonomi dhe Menaxhment.
Aktualisht, Jeta Statovci është nënkryetare e partisë Guxo dhe kryetare e degës në Prishtinë. Me
vizion dhe përkushtim, ajo udhëheq për avancimin e agjendave progresive në nivel lokal dhe
qëndror.
Si deputete në legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës, Jeta shërbeu si nënkryetare e Komisionit
për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, si dhe anëtare e Komisionit për Buxhet, Punë dhe
Transfere. Ajo gjithashtu udhëhoqi Grupin Parlamentar të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës,
duke çuar përpara bashkëpunime të rëndësishme që rezultuan me një marrëveshje për tregti të lirë
mes dy vendeve. Për më tepër, Jeta ishte pjesë e disa komisioneve hetimore, përfshirë ato për
energjinë dhe politikën e jashtme.
Në dhjetor të vitit 2023, Banka Botërore dhe FMN e përzgjodhën Statovcin si përfaqësuese të
Evropës dhe Azisë Qendrore në Global Young MP Initiative (2023–2025), një platformë
ndërkombëtare për diskutime mbi çështjet globale të zhvillimit, ku vetëm tetë deputetë nga e gjithë
bota janë përzgjedhur.
Përvoja e saj profesionale përfshin edhe rolin e këshilltares për politika shëndetësore dhe sociale
pranë Kryetares së Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht ushtruese e detyrës së Presidentes, Vjosa
Osmani. Me këtë angazhim, ajo luajti një rol kyç në hartimin dhe promovimin e politikave sociale
dhe shëndetësore për vendin.

Jeta Statovci është një prej figurave të reja dhe të përkushtuara në politikën kosovare, duke
përfaqësuar një vizion të fuqishëm për zhvillim ekonomik, reforma shëndetësore dhe
bashkëpunim ndërkombëtar.