25 01 2025

Labinotë Demi Murtezi

Shkrime

Emri i plotë

Labinotë Demi Murtezi

Labinotë Demi Murtezi është lindur më 6 janar 1982 në Gjilan. Ajo ka përfunduar studimet për
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë kohës së studimeve ka qenë e

angazhuar në gazetari dhe ka marrë pjesë në hulumtime të ndryshme të organizuara nga organizata
joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Për dy vite radhazi, ka qenë Koordinatore e projektit
anglez “Euro Management Training and Educational Center.”
Karriera e saj profesionale ka përfshirë një gamë të gjerë angazhimesh institucionale dhe politike.
Fillimisht ka shërbyer si këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjilanit, më pas si drejtoreshë e
Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Labinota ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturat V, VII dhe VIII.
Në dy legjislaturat e fundit, ka qenë anëtare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie
Sociale, Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e
pandemisë së virusit “COVID-19”.
Labinota mbetet një zë aktiv për kauzat gjinore dhe problemet sociale, me fokus të veçantë në
shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Përkushtimi i saj ndaj barazisë dhe përmirësimit të kushteve
sociale ka shënuar një angazhim të pandërprerë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Ajo është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.