25 01 2025
Lendrit Iljazi
Lendrit Iljazi është bashkëthemelues i partisë Guxo, anëtar i Kryesisë dhe Kryetar i Forumit Rinor. Gjatë mandatit të qeverisë “Kurti 2,” ai ushtron detyrën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë rol, Lendriti është angazhuar në zhvillimin e diplomacisë ekonomike dhe fuqizimin e programeve për mërgatën.
I lindur më 25 prill 1995 në Zgatar, Dragash, Lendriti ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik, ku ka fituar titullin Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë. Përkushtimi i tij ndaj të drejtave të të rinjve është pasqyruar në kontributin në shoqërinë civile, duke promovuar punën vullnetare dhe fuqizimin e rinisë për pjesëmarrje aktive në vendimmarrje.
Në karrierën e tij politike dhe institucionale, ai ka qenë pjesë e kabinetit të Presidencës së Republikës së Kosovës. Fokusi i tij në politikë qëndron në fuqizimin e të rinjve, duke krijuar mundësi për arsim profesional, mbështetje për start-up-e, punësim dhe përfshirje aktive në vendimmarrje. Me përvojën e tij në diplomacinë ekonomike, Lendriti synon të forcojë lidhjet ekonomike mes mërgatës dhe Kosovës dhe të tërheqë investime të huaja për vendin. Gjithashtu, ai është i angazhuar për zhvillimin e agroturizmit dhe ndërmarrësisë si shtylla të rëndësishme të ekonomisë.
Gjatë fushatës së tij, ai synon të angazhohet me përkushtim të veçantë në komunën e Dragashit dhe në të gjitha fshatrat e kësaj komune.