29 12 2018

Liburn Aliu

11

Shkrime

Emri i plotë

Liburn Aliu

Pozita

Anëtar i Kryesisë

Liburn Aliu u lind më 10 prill 1975 në Prishtinë. I diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Liburn Aliu ka punuar si arkitekt në projektim dhe ndërtim të lartë, si dhe ka qenë i kyçur në restaurime të ndryshme të monumenteve të trashëgimisë kulturore. Angazhimi i tij politik ka nisur në vitin 1994 me aktivitetet ilegale, konkretisht brenda Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Ai ka qenë pjesëtar i njësitit gueril “Rexhep Mala” në Prishtinë. Si rezultat i veprimtarisë së tij politike, regjimi i Serbise e arrestoi dhe dënoi me 9 vite burg.

Liburn Aliu është një nga të mbijetuarit e “Masakrës së Burgut të Dubravës” që u krye në maj të vitit 1999. Ai ka vuajtur katër vite e dy muaj burg, dhe është liruar më 27 mars të vitit 2001. Ai është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga themelimi i saj. Angazhimi i tij që në vitet 1990 për çlirimin e vendit dhe realizimin e të drejtës për vetëvendosje, e afroi atë pa asnjë mëdyshje me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, përmes së cilës ai sheh të mundshëm realizimin e përpjekjeve për një atdhe të lirë e të bashkuar.

Në zgjedhjet e fundit z. Aliu është zgjedhur sërish deputet dhe e ka udhëhequr Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastukturë dhe Mjedis.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.