10 10 2021

Lulzim Dragidella

Shkrime

Emri i plotë

Lulzim Dragidella

Vendbanimi

Klinë

Pozita

Kandidat për kryetar komune në Klinë

Prof. Dr. Lulzim Dragidella u lind me 02 dhjetor 1969 në fshatin Gremnik të Klinës dhe banon në fshatin Zajm të Klinës. Ka përfunduar studimet universitare të Pedagogjisë Sociale dhe të Punës Sociale në Gjermani dhe Angli. I doktoruar në fushën e Sociologjisë, Shkencave Politike dhe të Shkencave Arsimore në Sllovaki, Poloni dhe Gjermani. 

Ka një pervojë të gjatë profesionale në institucione te ndryshme sociale në Gjermani si dhe një pervojë të gjatë në fushën akademike si Profesor i Punës Sociale në Universitete të ndryshme në Gjermani  dhe në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të veçantë në themelimin e Departamentit të Punës Sociale në vitin 2012 në Kosovë dhe mbi 8 vite e ka udhëhequr këtë departament në Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina“. Aktualisht mban titullin e Profesorit nga Universiteti i Prishtinës si dhe titullin e Profesorit të dhënë nga Ministria e Shkencës e Landit Hessen në Gjermani. 

Nga viti 2009 i licencuar si interpret dhe përkthyes për gjuhen shqipe dhe atë serbe pranë Gjykatës së Qarkut ne Heilbronn.

Nga viti 2019 fillon angazhimin aktiv në LVV per të kontribuar në ndryshimin pozitiv. Si Kryetar Komune do të angazhohet per kthimin e drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë në Komunë. Kthimi i shpresës te gjeneratat e reja si dhe besimin në institucionet komunale dhe ofrimin e kushteve kornizë për investime të jashtme në komune si mundësi e luftimit të papunësisë dhe ikjes së fuqisë punëtore nga vendi. Veçanarisht do të angazhohet në përkrahjen e shtresave të cenueshme të shoqërisë.