25 01 2025

Mimoza Kusari Lila

Shkrime

Emri i plotë

Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari-Lila, e lindur më 16 tetor 1975 në Gjakovë, është një prej figurave më të spikatura në
politikën kosovare, me një karrierë të pasur politike dhe profesionale. Aktualisht jeton në Prishtinë.
Studimet për Master i ka kryer në Administrimin e Biznesit në Universitetin Duquesne në Pittsburgh,
SHBA, me specializim në e-commerce, përmes bursës prestigjioze Ron Brown. Gjithashtu, është
përfituese e bursës Fulbright në Universitetin Georgetown dhe ka qenë pjesë e programit Vital Voices
Engage Fellowship.
Në politikë, Mimoza Kusari-Lila ka shërbyer si deputete për tri mandate, duke qenë udhëheqëse e Grupit
Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2021 dhe kryetare e partisë Alternativa që nga viti 2017.
Ajo është njohur për promovimin e barazisë gjinore, duke ndikuar në hartimin dhe miratimin e ligjeve që
rrisin përfaqësimin e grave në bordet e ndërmarrjeve publike. Gjithashtu, ka udhëhequr Grupin e
Gjelbër Parlamentar, duke adresuar çështjet mjedisore dhe politikat për zhvillim të qëndrueshëm.
Nga viti 2013 deri më 2017, Mimoza Kusari-Lila ka shërbyer si kryetare e Komunës së Gjakovës, duke u
bërë gruaja e parë që udhëhoqi një komunë në Kosovë. Gjatë mandatit të saj, ajo ka realizuar projekte

që forcuan transparencën, avancuan bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë dhe promovuan
energjinë e rinovueshme, infrastrukturën dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përvoja e saj institucionale përfshin gjithashtu rolin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Tregtisë
dhe Industrisë (2011-2013). Në këtë periudhë, ajo udhëhoqi reforma që përmirësuan ndjeshëm
rankimin e Kosovës në raportin “Doing Business” të Bankës Botërore dhe udhëhoqi procesin e
reformave të domosdoshme për integrimin në tregut të Kosovës tregun e Bashkimit Evropian përmes
zbatimit të MSA-së.