25 01 2025

Mytaher Haskuka

Shkrime

Emri i plotë

Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka është lindur në Prizren më 12 tetor 1973. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Studimet master në Psikologjinë Sociale i ka përfunduar në Universitetin Bogazici në Stamboll,
ndërsa doktoratën në Universitetin Ludwig Maximilian në Munih, Gjermani. Aktualisht, është
udhëheqës i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është
angazhuar si staf akademik që nga themelimi i këtij departamenti në vitin 2003.

Në karrierën e tij, Haskuka ka punuar si udhëheqës i shumë projekteve të Programit për Zhvillim të
Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe aktualisht shërben si ekspert për Objektivat Zhvillimore të
Qëndrueshme për vendet e Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.
Në vitin 2014, ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke
u rizgjedhur edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Në të njëjtin vit, ai u zgjodh Kryetar i Komunës së
Prizrenit, ku ka udhëhequr me sukses projekte të mëdha infrastrukturore dhe zhvillimore. Ndër
projektet kryesore gjatë mandatit të tij janë: Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Zona Ekonomike
prej 40 hektarësh, Qendra për Shërbime të Integruara, ndërtimi i 8 shkollave, 4 çerdheve, 5
qendrave të mjekësisë familjare, 20 terreneve sportive, mbi 30 projekte turistike, 3 qendra të
gjendjes civile dhe 450 familje në nevojë me banim social.
Si deputet, Mytaher Haskuka synon të kontribuojë në hartimin e legjislacionit që in promovon
zhvillimin njerëzor dhe garanton qasje të barabartë në drejtësi, punësim dhe shërbime për të gjithë
qytetarët e Kosovës.