10 10 2021

Qemajl Aliu

Shkrime

Emri i plotë

Qemajl Aliu

Vendbanimi

Shtime

Pozita

Kandidat për kryetar komune në Shtime

Qemajl Aliu u lind më 19 shkurt 1983 në Shtime. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Në vitin 2008 u diplomua si mjek i përgjithshëm në Universitetin e Tiranës.

Në prill të vitit 2015 mbaroi specializimin në Universitetin e Tiranës, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku e mori titullin Specialist i mjekësisë interne. 

Ka punuar për rreth dy vite si mjek i përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime si dhe në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Në kuadër të zhvillimit profesional, ka ndjekur trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e mjekësisë interne dhe kardiologjisë, si dhe ka punuar për më shume se dy vite si specialist i mjekësisë interne në disa nga klinikat e mirënjohura në Gjermani. Gjatë katër viteve të fundit ai ka qënë i punësuar si specialist i mjekësisë interne në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 

Është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që nga viti 2006.

Qemajl Aliu është një nga themeluesit dhe bashkëudhëheqës i Komitetit të Shëndetësisë në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që prej fillimeve të saj dhe anëtar i rregullt në vazhdimësi. Në vitin 2010 themeloi Qëndrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime, ku shërbeu edhe si kryetar i  kësaj qendre dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues në atë periudhë. Ai ishte po ashtu kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2010 dhe 2019.

Qemajl Aliu sjell një energji të re për Shtimen. Me të gjitha mundësitë që ka komuna, Qemajl Aliu do të ketë përkushtim të veçantë për rininë, arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin. Me prioritet të veçantë do të trajtojë problemin e ujit të pijshëm për banorët e Shtimes, pajisjen e fshatrave me sistem modern kanalizimi, kthimin e pastërtisë së ambientit, rregullimin e ndriçimit të rrugëve dhe hapësirave publike si dhe nxitjen e investimeve të mëdha.

Qemajl Aliu është i martuar dhe baba krenar i Skeas së vogël.