25 01 2025

Rozeta Hajdari

Shkrime

Emri i plotë

Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari, e lindur më 10 qershor 1974 në Pejë, magjistre e shkencave për biznes dhe ekonomi nga
Universiteti “Linneaus” në Suedi, kandidate për doktoratë në UP dhe 25 vite përvojë profesionale në
ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e politikave kombëtare, me fokus në ekonomi, arsim, dhe
qeverisje të mirë. Ka ligjëruar në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe RIT Kosova. Në shkurt 2020, u emërua
ministre e Ekonomisë, duke drejtuar pesë portofolio të shkrira në një ministri. Ajo ndali keqpërdorimet
financiare të ndërmarrjeve publike, propozoi masa të reciprocitetit tregtar kundër Serbisë dhe lehtësoi
arritjen e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, që mundësoi pavarësinë
energjetike të Republikës së Kosovës nga EMS (Serbi). Rozeta u emërua ministre e Industrisë,
Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Qeverinë Kurti 2, ku anuloi tenderë të jashtëligjshëm, ndali abuzimet në
sektorët e tregut të naftës, duhanit, ndërtimtarisë dhe metrologjisë. Me rritje rekord të inspektimeve
dhe mbrojtjes së konsumatorëve, solli reformat e shumëpritura për lehtësimin e të bërit biznes, nxitjen
dhe mbrojtjen e investimeve, mbrojtjen e konkurrencës dhe zhvillimin e turizmit. Hajdari hartoi politikën
e parë industriale të Kosovës me vizion deri në vitin 2030 dhe rriti mbështetjen për ndërmarrjet
vendore, orientuar në prodhim, inovacion dhe eksporte. Ajo largoi pjesëmarrjen e UNMIK-ut që Kosova
të flasë vetë në CEFTA, nënshkroi marrëveshjen për përfshirjen e Kosovës në Programin e BE-së “Tregu i
Përbashkët” me vlerë 4.2 miliard euro, dhe arriti marrëveshjen tregtare për mallra dhe shërbime me
vendet e EFTA-së. Rozeta Hajdari mbetet e përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm, shfrytëzim efikas
të burimeve vendore dhe transformimin e Kosovës në një ekonomi me të ardhura të larta dhe
përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve tanë.