25 01 2025
Shqipe Mehmeti Selimi
Shqipe Mehmeti Selimi ka lindur në Gjilan dhe jeton në Prishtinë me dy fëmijët e saj. Studimet bazike
dhe master i ka kryer në Menaxhment dhe Informatikë, dhe zotëron rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë
gjermane.
Shqipja është anëtare e përkushtuar e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ka kontribuar politikisht përbrenda
Lëvizjes, veçanërisht në pikën e Bregut të Diellit në Prishtinë. Përveç kësaj, ajo është pjesë e Komitetit
për Mbrojtje dhe Siguri të Lëvizjes, ku ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm.
Në karrierën e saj ushtarake, Shqipja ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shërbyer
fillimisht në Zonën Operative të Drenicës në vitin 1998 dhe më pas në Zonën Operative të Karadakut
gjatë vitit 1999. Pas luftës, ajo shërbeu në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke mbajtur gradën Kapiten
dhe pozitën e Oficerës në Qendrën Operative të Zonës së VI. Më pas, Shqipja vazhdoi shërbimin si
Oficere në Qendrën Simulative të Akademisë së Mbrojtjes të Kosovës.
Aktualisht, Shqipja është deputete në Legjislaturën e VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe
anëtare e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ajo kandidon për herë të dytë për deputete në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e përkushtuar se
përvoja e saj e pasur në fushën e sigurisë dhe politikës janë dëshmi e angazhimit të saj për të kontribuar
në forcimin e shtetit të Kosovës.