25 01 2025

Sylejman Meholli

Shkrime

Emri i plotë

Sylejman Meholli

Dr. Sylejman Meholli, i lindur më 4 nëntor 1988 në fshatin Akrashticë, Komuna e Vushtrrisë, është
kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe kryesues i Grupit të Asambleistëve në
Kuvendin Komunal.
Gjatë viteve 2018-2021, Dr. Meholli shërbeu si drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje
Sociale në Komunën e Vushtrrisë, ku implementoi reforma të thella në Kujdesin Parësor
Shëndetësor, duke rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në zgjedhjet lokale të
vitit 2021, ai u zgjodh asambleisti më i votuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri dhe në regjionin
e Mitrovicës.
Me profesion, doktor i mjekësisë, Dr. Meholli është në përfundim të specializimit në Shëndetësi
Publike me fokus në Epidemiologji në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Paralelisht, ai është profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë,
ku luan një rol të rëndësishëm në formimin profesional të kuadrove të rinj në fushën e mjekësisë.

Përveç karrierës në shëndetësi, Dr. Meholli ka përfunduar studimet bazike dhe master në Shkenca
Politike në Universitetin e Prishtinës, duke kombinuar ekspertizën profesionale me angazhimin
politik.
Si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Dr. Meholli synon të adresojë sfidat në shëndetësi,
arsim, mirëqenie sociale, mbrojtje të ambientit dhe zhvillim lokal.