29 12 2018
Valon Ramadani
Shkrime
Emri i plotë
Valon Ramadani
Vendbanimi
Ferizaj
Pozita
Deputet si dhe kandidat për kryetar komune në Ferizaj
Valon Ramadani u lind në qershor të vitit 1985, në Ferizaj. Studimet bazë i ka përfunduar në Tetovë, në Universitetin e Evropës Juglindore, në drejtimin Administratë Publike, kurse ato pasdiplomike i ka ndjekur në fushën e diplomacisë. Prej vitit 2017 Valon Ramadani ka fituar tre herë me radhë mandatin e deputetit në zgjedhjet nacionale, si pjesë e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Gjatë tre legjislaturave të Kuvendit të Kosovës ku ai ka marrë pjesë si deputet, Valoni është angazhuar në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.
Valon Ramadani është kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj, ku gjatë drejtimit të tij ky subjekt ka dalë vazhdimisht i pari në zgjedhjet nacionale, falë punës së palodhur të aktivistëve e qytetarëve, në bashkëpunim me kandidatët cilësorë nga Komuna e Ferizajit, dhe në drejtimin frymëzues të kryetarit Albin Kurti.
Si kryetar i Komunës së Ferizajit Valon Ramadani vjen me një ekip profesionistësh të fushave të ndryshme dhe me vendosmërinë për të bashkëqeverisur, duke mbajtur gjithmonë derën hapur për qytetarët pa dallim prejardhje apo partie. Programi i Valon Ramadanit ka si prioritet rritjen e investimeve, sidomos për bizneset e reja, mbështetje për gratë, zhvillimin e jetës kulturore në komunë, zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm, zgjidhjen e problemit të mbeturinave, vendosjen e standardit urbanistik, ndërtimin e një ‘’lagjeje të zbavitjes’’, kthimin e higjienës në shkolla, funksionalizimin e një spitali të ri e modern si dhe investim serioz në infrastrukturë për sport.
Me Valon Ramadanin kryetar të Komunës dhe me Albin Kurtin kryeministër, Ferizaji do të jetë motori lëvizës i Kosovës drejt zhvillimit dhe mirëqenies.