Qeveria paguan policën kufitare/kartonin e gjelbër për mërgatën
Për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit kjo bëhet përmes aplikimit online.
Procedura është e thjeshtë, nuk merr kohë, dhe eviton pritjen në kufi.
Hapi 1: Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë: https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL
Hapi 2: Pasi ta keni blerë policën kufitare, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular: https://masa4-5.rks-gov.net