30 10 2021

Qytetarët e Prizrenit me Mytaher Haskukën

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti, mbajtën dje disa takime me qytetarë në Prizren, ku folën për qeverisjen e mirë qendrore dhe atë lokale në këtë qytet të kulturës e të njerëzve të ndershëm e punëtorë. Katërvjeçari i parë i qeverisjes pavarësisht pengesave e diskriminimit që i është bërë Prizrenit ka qenë një katërvjeçarë i investimit në infrastrukturë, arsim, shëndet, e bujqësi. Në mandatin e ri, me ndihmën e qeverisjes së re, do të shtyhen përpara projekte si ai për Zonën ekonomike, Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, rruga Prizren-Tetovë që tashmë ka hyrë në planifikim buxhetor, që do ta bëjnë Prizrenin qytet të prodhimit e zhvillimit, qytet të trashëgimisë kulturore e turizmit, të shëndetit e të zhvillimit të gjelbërt, për të gjithë e pa dallim.

Kontribo