Rezolutë për rininë
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Duke u përulur para kontributit dhe sakrificave të rinisë së brezave të kaluar të angazhuar për çlirimin e plotë të vendit;
Duke besuar se koha e rinisë nuk është vetëm e ardhmja por e tashmja;
Të bindur se rinia e sotme ka fuqinë, potencialin dhe atdhedashurinë për ta transformuar situatën e rëndë ekonomiko-politike të vendit;
Të vetëdijshëm se të rinjtë përbëjnë pjesën më të madhe të qytetarëve;
Të shqëtësuar jashtëzakonisht me faktin se arsimi është goditur fortë nga sistemi neoliberal, që gjithashtu e ka lënë shumicën e të rinjëve të papunë e pa perspektivë punësimi;
Duke kuptuar se një pjesë e mirë e të rinjve sot sistemi po i shtyp, po i ndan e po i bën t’i kundërvihen njëri-tjetrit, duke i penguar organizimin që do të rriste solidaritetin e do të mundësonte realizimin e të drejtave të tyre;
Duke theksuar rolin jetik e të pazëvendësuseshëm që rinia ka për organizatën dhe realizimin e Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila përveç të tjerash jep edhe zgjidhjen për ndërlidhjen e arsimit dhe punësimit;
Marrë parasysh rrezikun që kanoset nga ikja e të rinjve në migrim, për shkak të mungesës së perspektivës për ta në vendin tonë;
Duke e ditur se të rinjtë (16-29 vjeç) përbëjnë rreth 40% të anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
Duke besuar se ndryshimit të shumëpritur në Kosovë e në mbarë kombin shqiptar do t’i prijë rinia;
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!:
1. I bën thirrje të rinjve në secilën komunë të Kosovës, në fshat e në qytet, në mërgatë, në trevat shqiptare të Ballkanit e më gjerë, të bashkohen me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në rrugën drejt transformimit emancipues të shoqërisë.
2. Kërkon nga të gjitha organet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që të përfshijnë dhe të angazhojnë me pritoritet aktivistët e rinj në të gjitha procet vendimmarrëse, ekzekutive, këshilldhënëse, si dhe në të gjitha aktivitetet publike, përfshirë edhe punën e organizimit në komunitet.
3. Ngarkon ekipin e punës të reformës organizative të shqyrtojë të gjitha praktikat dhe modelet për organizimin emancipues dhe energjik të të rinjëve në strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
4. Kërkon me ngulm rishikimin dhe përditësimin e të gjitha politikave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që synojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të rinjve.
5. Synon të punojë pa u ndalur që vitin e ri 2019 ta kthejë në vitin kur rinia do të marrë në dorë fatin e vet dhe të shoqërisë duke sjell ndryshimin e madh.