Rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjet e brendshme
Rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjet e brendshme
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka pranuar të dhënat me rezultatet paraprake nga të gjitha vendvotimet e hapura brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e brendshme. Në këto zgjedhje u votua për dy çështje: (1) për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe (2) për ndryshimin statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë te Këshilli i Përgjithshëm. Në vijim janë paraqitur rezultatet paraprake për këto dy votime që u mbajtën në datat 21 dhe 22 shkurt 2015:
Votimi për Kandidatin për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri:
Për: 96.42%
Kundër: 1.88%
Abstenim: 1.32%
Të pavlefshme: 0.37%
Votimi për ndryshimin statutor:
Për: 87.57%
Kundër: 9.07%
Abstenim: 3.00%
Të pavlefshme: 0.35%
Rezultatet përfundimtare të këtij votimi do të shpallen ditën e diel, më 1 mars, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
23 shkurt 2015
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm
Lëvizja VETËVENDOSJE!