02 11 2021

Sot u hap Terminali Doganor në Trepçë, URIME!

Nga viti 2003 deri në vitin 2014 ky terminal doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht edhe çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës për terminal doganor dhe i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, me ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune.

Në këtë mënyrë kanë humbur bizneset, ka humbur Trepça dhe ka fituar një privat.

Ne po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës. Fitimi është edhe për qytetarët e Mitrovicës meqenëse maunet kur vijnë nga Jarina e Bërnjaku nuk kanë nevojë të hyjnë më në qytet por shkojnë drejtpërdrejt në këtë pikë doganore.

Kontribo