Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje politike që e synon faktorizimin e popullit në vendimmarrjen politike nëpërmjet organizimit dhe mobilizimit të tij. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për ndryshime rrënjësore shoqërore dhe politike, duke u mbështetur në parimin e barazisë, të demokracisë, të lirisë politike dhe të drejtësisë sociale të çdo qytetari. Lëvizja VETËVENDOSJE! synon një Kosovë sovrane, pra një Kosovë, që ka kontroll në burimet natyrore të saj dhe që e gëzon të drejtën për të pasur një forcë ushtarake të pavarur të veten, si dhe të drejtë për bashkimin me Shqipërinë. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka si qëllim të saj një Kosovë ku sovraniteti buron nga vullneti i popullit që e gëzon të drejtën për vetëvendosje të brendshme dhe të jashtme, në mënyrë që populli të jetë i lirë dhe i papenguar në organizimin e jetës shoqërore, politike dhe ekonomike, sipas nevojave dhe interesave të tij.
Emri i plotë i subjektit është Lëvizja VETËVENDOSJE!
a. Selia qendrore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është në Prishtinë.
b. Logoja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është shenja që do të përdoret për të identifikuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Logoja do të përmbajë shkronjën V të madhe, me ngjyrë të bardhë e vendosur në një prapavijë të kuqe.
c. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë vulën e saj. Vula është në formë rrethi me mbishkrimin në mes “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.
Dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë:
a. Manifesti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. Programi politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c.Statuti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga baza drejt qendrës, janë të strukturuara në tri nivele: në nivelin e parë, në nivelin e dytë dhe në nivelin e tretë organizativ. Organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE! themelohen brenda hapësirave administrative gjeografike dhe mbështeten edhe nga organet këshillëdhënëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe nga Komisioni Statutor, si organ interpretues i këtij Statuti. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë organizime të ndërvarura të përhershme si Gratë për VETËVENDOSJE! – GVV dhe Rinia për VETËVENDOSJE! – RVV, që kanë organet e tyre vendimmarrëse dhe ekzekutive.
- Në nivelin e parë organizativ Lëvizja VETËVENDOSJE! është e strukturuar sipas organeve në vijim:
a. Këshilli i Pikës,
b. Kryesia e Pikës.
- Në nivelin e dytë organizativ Lëvizja VETËVENDOSJE! është e strukturuar sipas organeve në vijim:
a. Këshilli i Qendrës,
b. Kryesia e Qendrës,
c. Sekretariati i Qendrës,
ç. Strukturat e GVV-së dhe të RVV-së.
- Në nivelin e tretë organizativ Lëvizja VETËVENDOSJE! është e strukturuar sipas organeve në vijim:
a. Këshilli i Përgjithshëm,
b. Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
c. Sekretariati i Përgjithshëm,
ç. Sekretariati për Marrëdhënie Ndërkombëtare,
d. Strukturat e GVV-së dhe të RVV-së.
- Në nivel organesh këshilluese Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka këtë strukturim:
a. Komitetet Profesionale,
b. Nënkomitetet Profesionale.
- Në nivel organesh interpretuese të këtij Statuti Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka këtë strukturim:
a. Komisioni Statutor.
- Lëvizja VETËVENDOSJE! është krijuar, organizuar dhe funksionon mbi bazën e parimeve t8ë saj kryesore, si më poshtë:
a. Demokraci e drejtëpërdrejtë, sipas parimit një anëtar një votë.
b. Në organet vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! vendimet merren vetëm pas debatit dhe këmbimit të lirë të mendimeve.
c. Vendimet në organet vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! merren me konsensus, ndërsa në rast të mungesës së konsensusit merren me vullnetin e shumicës në bazë të procedurave të votimit të strukturave përkatëse.
ç. Vendimi i miratuar nga vullneti i shumicës është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë ata të cilëve ky vendim u drejtohet.
d. Drejtuesit duhet të drejtojnë duke dhënë llogari para atyre që i drejtojnë dhe duke iu bindur vendimeve që burojnë nga vullneti i shumicës.
dh. Të gjitha organet e strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! duhet të funksionojnë si një trup i vetëm që merr vendime dhe i zbaton ato në mënyrë të koordinuar, vertikalisht midis organeve të niveleve të ndryshme të organizimit, si dhe horizontalisht midis organeve të të njëjtit nivel organizativ.
e. Votimi për të gjitha pozicionet drejtuese dhe të deleguara, brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!, është i fshehtë.
ë. Liria e shprehjes e çdo aktivisti apo anëtari për çdo problem, që ka të bëjë me punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e të zgjedhurve të saj, me dokumentet dhe me zbatimin e tyre, si dhe me çështje të tjera me interes.
f. Pacenueshmëria e integritetit dhe e dinjitetit të çdo anëtari, aktivisti apo simpatizanti.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka synim dhe detyrim të saj, nëpërmjet këtij Statuti, përfshirjen e të gjithë aktivistëve dhe anëtarëve në vendimmarrjen për çështje, që ndikojnë në gjithë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, nëpërmjet votimit me demokraci të drejtpërdrejtë nëpër këshillat e pikave sipas nenit 28. Për vendimet, që nuk merren me demokraci të drejtpërdrejtë, organi më i lartë vendimmarrës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është Këshilli i Përgjithshëm.
- Procesi i vendimmarrjes brenda organeve vendimmarrëse, këshilluese dhe interpretuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të tri nivelet organizative, ndodh nëpërmjet diskutimit dhe debatit paraprak, dhe vendimet merren me shumicë të thjeshtë votash (50% +1) në mbledhje që e përmbushin kuorumin 50% +1 të anëtarëve që përbëjnë organin përkatës. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet e specifikuara brenda këtij Statuti.
- Vendimet brenda organeve ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të tri nivelet organizative, merren nga drejtuesit e organeve përkatëse në nivel hierarkik vertikal.
- Një aktivist nuk mund të mbajë më shumë se një pozicion drejtues brenda të njëjtit nivel organizativ, dhe jo më shumë se dy pozicione drejtuese në total.
- Anëtarët që kanë lidhje familjare të shkallës së parë, nuk mund të zgjidhen në pozicione drejtuese brenda organit të nivelit të njëjtë.
- Mandati për çdo pozicion drejtues dhe të deleguar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të tri nivelet organizative, është katër vjeçar.
- Nëse një aktivist jep dorëheqjen ose largohet nga një pozicion drejtues ose i deleguar, zëvendësimi kryhet duke i përsëritur zgjedhjet për atë pozicion.
- Aktivistët që kandidojnë për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për Sekretar Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duhet të jenë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më së paku 3 vjet.
- Në përputhje me parimet dhe me dokumentet e saj themeltare, Lëvizja VETËVENDOSJE! mund të ketë bashkëpunim politik me parti politike ose me organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare sindikaliste, studentore, politike, dhe me organizata të ndryshme joqeveritare nëpërmjet katër mënyrave:
(1) me marrëveshje bashkëpunimi (kontraktuale dhe jokontraktuale) për çështje të veçanta;
(2) nëpërmjet anëtarësimit në rrjete dhe në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare;
(3) nëpërmjet shkrirjes, ose
(4)koalicioneve parazgjedhore dhe qeveritare.
- Vendimi për nisjen e bisedimeve për secilën prej katër mënyrave të bashkëpunimit merret nga Këshilli i Përgjithshëm ose nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në rast mospajtimi midis këtyre dy organeve, vendimi i Këshillit të Përgjithshëm i mbivendoset vendimit të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Negociatat për marrëveshjet kontraktuale të bashkëpunimit për çështje të veçanta politike drejtohen nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit miratohet nga Këshilli i Përgjithshëm. Në bazë të këtyre marrëveshjeve Lëvizja VETËVENDOSJE! mund të shtojë anëtarë nga palët e treta brenda organeve vendimmarrëse, ekzekutive dhe këshilluese të saj.
- Negociatat për marrëveshjet jokontraktuale të bashkëpunimit, për çështje të veçanta politike, drejtohen nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila edhe vendos për këto marrëveshje jokontraktuale. Kur ky lloj bashkëpunimi e tejkalon periudhën tremujore, Këshilli i Përgjithshëm merr vendim për vazhdimin dhe për llojin e bashkëpunimit.
- Lëvizja VETËVENDOSJE! ka të drejtë të anëtarësohet në rrjete dhe në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare nëpërmjet marrëveshjeve që nuk i cenojnë parimet dhe dokumentet e saj themeltare. Anëtarësimi në rrjete dhe në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare negociohet nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe miratohet nga Këshilli i Përgjithshëm.
- Lëvizja VETËVENDOSJE! ka të drejtë ta pranojë shkrirjen e palëve të treta brenda strukturave të saj. Shkrirja e palëve të treta negociohet nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe miratohet nga Këshilli i Përgjithshëm.
- Për marrëveshje bashkëpunimi (kontraktuale dhe jokontraktuale) me palë të treta, që kanë lidhje vetëm me çështje lokale të nivelit të dytë organizativ, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund t’i delegojë kompetencat e saj në kryesinë e një Qendre. Për çdo rast bashkëpunimi me palë të treta, Kryesia e një Qendre duhet ta marrë paraprakisht miratimin me shkrim të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Vendimi për marrëveshjet e bashkëpunimit për të gjitha llojet e koalicioneve në nivel qendror merret në bazë të dispozitave të nenit 28 të këtij Statuti.
- Në rastet kur bëhet fjalë që Lëvizja VETËVENDOSJE! bashkohet apo shkrihet në parti tjera politike dhe anasjelltas, vendimi merret nga Këshilli i Përgjithshëm me 2/3 e të gjithë delegatëve.
Përcaktimi i rregullave, i organizimit dhe i procedurave të zgjedhjeve të brendshme të përgjithshme, si dhe votimi për çështjet, për të cilat vendoset me anë të demokracisë së drejtpërdrejtë, kryhet në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme.
Përcaktimi i rregullave dhe i procedurave të funksionimit të organeve të ndryshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kryhet në bazë të Rregullores së Punës të organit përkatës.
Përcaktimi i rregullave, i procedurave dhe i vendimmarrjes së deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvend kryhet në bazë të Rregullores së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në rastin e një vendimi për shuarjen ose për shpërbërjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, paraprakisht shlyhen të gjitha detyrimet kreditore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kurse mjetet që mbeten i transferohen familjeve të dëshmorëve të kombit.
- Në organizimin e brendshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sipas angazhimit, pjesëmarrjes në mbledhje, në struktura, në aksione politike dhe në aktivitete tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, raporti i mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Organizatën bazohet në statusin e aktivistit, anëtarit apo simpatizantit.
- Kërkesa për të qenë anëtar apo simpatizant i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëhet individualisht në bazë të vullnetit të lirë të çdokujt, që e shpreh me shkrim nëpërmjet formularit të anëtarësimit në kryesinë e një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që e mbulon hapësirën gjeografike ku individi banon ose punon apo përmes plotësimit të formularit online, si dhe në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kriteret bazë për anëtarësim janë si në vijim:
a. Të jetë së paku 16 vjeç;
b. Të mos jetë anëtar i ndonjë subjekti tjetër politik në Kosovë. Nëse një individ është anëtar i një subjekti tjetër politik jashtë Kosove, atëherë miratimi i kërkesës për anëtarësim mund të kryhet vetëm pasi individi ta ketë paraqitur me shkrim arsyetimin për këtë kërkesë. Arsyetimi me shkrim, në mungesë të një qendre në hapësirën gjeografike ku banon individi, paraqitet pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. T’i ketë lexuar nenet e këtij Statuti, që kanë lidhje me procedurën e anëtarësimit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me të drejtat dhe me detyrimet e aktivistëve dhe të anëtarëve;
ç. T’i pranojë me vullnet të lirë parimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe të zotohet të kontribuojë në zbatimin e tyre;
d. Ta paguajë kuotën e anëtarësimit. Shuma e pagesës së kuotës së anëtarësimit duhet të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Aktivist, anëtar apo simpatizant i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të jetë individi që ka marrë pjesë në akte komprometuese, që i cenojnë parimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Si akte komprometuese njihen veprat në vijim:
a. Bashkëpunimi me shërbime inteligjent e/informative të huaja, si dhe me forca ushtarake, paramilitare ose policore të huaja, që kanë ushtruar ose që vazhdojnë të ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj qytetarëve;
b. Përfshirja në keqpërdorim fondesh publike dhe në akte korrupsioni institucional;
c. Pjesëmarrja në aktivitet e dhe mbrojtja e ideologjive fashiste, naziste, raciste dhe të tjera që ngjallin ndjenja urrejtje.
- Kryesia e Qendrës e vlerëson kërkesën për anëtarësim duke e vërtetuar përmbushjen e kritereve sipas neneve 16 dhe 17, dhe merr vendim me shumicë të thjeshtë votash në një mbledhje që përmbush kuorumin, për anëtarësimin e një individi në një Pikë.
- Ankesa e mundshme e një individi ndaj vendimit të Kryesisë së Qendrës i drejtohet me shkrim Komisionit Statutor nëpërmjet formularit të letërankesës.
- Individët që dëshirojnë të anëtarësohen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por që banojnë në një territor, që nuk mbulohet nga një qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e paraqesin kërkesën e tyre pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Sekretariati i Përgjithshëm e verifikon përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe merr vendim lidhur me këtë kërkesë.
- Individi qëndron i anëtarësuar pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! deri në momentin e formimit të një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në territorin ku banon, apo deri në momentin e caktimit të tij/saj nga Sekretariati i Përgjithshëm, në qendrën më të afërt.
- Ankesa e mundshme e një individi ndaj vendimit të Sekretariatit të Përgjithshëm i drejtohet me shkrim Komisionit Statutor nëpërmjet formularit të letërankesës.
Statusi i mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sipas angazhimit në mbledhje, në aksione politike dhe në aktivitete tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndahet në tri kategori:
a. Anëtarë – marrin pjesë aktive në mbledhjet dhe aktivitetet e Organizatës në zonën e tij/saj, si dhe në aksionet politike dhe aktivitet e përgjithshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!; paguajnë kuotën e anëtarësisë; kanë të drejtën e votës dhe të zgjidhen për pozicione drejtuese dhe të deleguara. Anëtarët përmes pjesëmarrjes aktive dhe të rregullt mund të bëhen aktivistë.
b. Aktivistë – kanë të gjitha detyrimet e anëtarit, si dhe duhet të marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e organeve vendimmarrëse, ekzekutive, ose këshillëdhënëse ku janë të angazhuar, në aksionet politike dhe në aktivitetet tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktivistët duhet të marrin pjesë të paktën në më shumë se dy aktivitete brenda gjashtë muajve dhe të paguajnë kuotën e anëtarësisë.
c. Simpatizantë – mund të marrin pjesë në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zonën e tij/saj dhe më gjerë. Votojnë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si dhe mbështesin dhe kontribuojnë në mënyra të ndryshme në fuqizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kanë të drejtë të kërkojnë të bëhen anëtarë të Lëvizjes me të drejta të plota.
- Klasifikimi i statusit të secilit individ në aktivist, anëtar ose në simpatizant përcaktohet, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë Statut, nga organi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku individi bën pjesë.
- Vendimi për ndryshimin e statusit nga anëtar në aktivist, apo nga simpatizant në anëtar dhe anasjelltas merret me shumicë të thjeshtë votash dhe ndodh brenda kryesisë së një pike ose kryesisë së një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Vendimi për ndryshimin e statusit merret më së voni brenda një muaji nga paraqitja e kërkesës, por jo pas datës kur KZP-ja mbyllë listat përfundimtare të anëtarëve gjatë organizimit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe në ato raste kur anëtari i përmbush të gjitha detyrimet e mëposhtme:
a. Anëtari merr pjesë në të paktën tri mbledhje radhas të Këshillit të Pikës;
b. Anëtari i përmbush kriteret dhe detyrimet e aktivistit të shprehura në nenin 24 të këtij Statuti;
c. Anëtari angazhohet t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet, në aksionet dhe në aktivitetet e ardhshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Simpatizanti paraqet kërkesë me shkrim për ndryshimin e statusit në anëtar;
d. Anëtari dështon të përmbush përgjegjësitë ose kërkon me shkrim ndryshimin e statusit në simpatizant;
dh. Organi ku ai është anëtarësuar e miraton kërkesën.
- Vendimi për ndryshimin e statusit të një aktivisti të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga aktivist në anëtar, nga anëtar në simpatizant, apo nga simpatizant në anëtar, merret me shumicë të thjeshtë votash brenda një Pike ose një Qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku paraqitet njëra prej situatave në vijim:
a. Aktivisti e shpreh dëshirën për të qenë thjesht anëtar;
b. Anëtari e shpreh dëshirën për të qenë thjesht simpatizant;
c. Simpatizanti e shpreh dëshirën për t’u bërë anëtar;
ç. Aktivisti apo anëtari i ka shkelur detyrimet, që i takojnë sipas këtij Statuti; Anëtari nuk ka marrë pjesë në tri mbledhje radhazi të Këshillit të Pikës në mënyrë të pajustifikuar;
d. Aktivisti ka munguar në mënyrë të përsëritur dhe të pajustifikuar nga aktivitetet dhe nga aksionet e strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku është anëtarësuar apo angazhuar.
Mungesat e justifikuara përfshijnë:
a. Sëmundjen ose fatkeqësinë e anëtarit të familjes ose të një të afërm i të familjes;
b. Largimin nga territori, që e mbulon organi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku individi është anëtarësuar, për shërbime të ndrysh me pune ose për pushime;
c. Angazhimin në detyra të tjera të caktuara nga strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Këto struktura përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në Kryesinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sekretariatin e Qendrës dhe Sekretariatin e Përgjithshëm, Komitetet Profesionale dhe përfaqësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në institucione publike;
ç. Forcat madhore.
- Çdo aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e gëzon të drejtën:
a. Të marrë pjesë dhe të kontribuojë në hartimin dhe në zbatimin e qëndrimeve dhe të politikave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të dokumenteve të saj bazë;
b. Të votojë për t’i zgjedhur pozicionet për organet vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në të gjitha nivelet e saj, sipas këtij Statuti;
c. Të votojë për çështjet lokale dhe qendrore, në të cilat angazhohet Lëvizja VETËVENDOSJE!;
ç. Të kandidojë, të propozohet dhe të zgjidhet në të gjitha pozicionet drejtuese dhe të deleguara të strukturave të ndryshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
d. Të informohet për aktivitetin e strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ta shprehë mendimin për to;
dh. Të jetë i barabartë me të gjithë aktivistët e tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pavarësisht nga funksionet që i kryen në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ose në ndonjë subjekt tjetër jopolitik, pavarësisht gjendjes ekonomike, të arsimimit, si dhe të përkatësisë gjinore, etnike ose fetare;
e. Të ankohet për vendime të ndryshme të organeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! pranë Komisionit Disiplinor përkatës, sipas neneve të parashikuara në këtë Statut;
ë. Të emërohet në komisione të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! apo në komisione e trupa të jashtëm ku e përfaqëson Lëvizjen VETËVENDOSJE!;
f. Të përzgjidhet për të marrë pjesë në Shkollën Politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe në trajnime e aktivitete tjera ku ftohet të marrë pjesë Lëvizja VETËVENDOSJE!;
g. Të largohet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke e bërë një arsyetim me shkrim drejtuar organit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku bën pjesë.
- Çdo anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e gëzon të drejtën:
a. Të marrë pjesë dhe të kontribuojë në hartimin dhe në zbatimin e qëndrimeve dhe të politikave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të dokumenteve të saj bazë;
b. Të votojë për t’i zgjedhur pozicionet për organet vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në të gjitha nivelet e saj, sipas këtij Statuti;
c. Të votojë për çështjet lokale dhe qendrore, në të cilat angazhohet Lëvizja VETËVENDOSJE!;
ç. Të kandidojë, të propozohet dhe të zgjidhet në të gjitha pozicionet drejtuese dhe të deleguara të strukturave të ndryshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
d. Të informohet për aktivitetin e strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ta shprehë mendimin për to;
dh. Të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pavarësisht nga funksionet që i kryen në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ose në ndonjë subjekt tjetër jopolitik, pavarësisht gjendjes ekonomike, të arsimimit, si dhe të përkatësisë gjinore, etnike ose fetare;
e. Të ankohet për vendime të ndryshme të organeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! pranë Komisionit Disiplinor përkatës, sipas neneve të parashikuara në këtë Statut;
ë. Të largohet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke e bërë një arsyetim me shkrim drejtuar organit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku bën pjesë.
- Çdo simpatizant i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e gëzon të drejtën:
a. Të marrë pjesë në tubime politike në cilindo nivel organizativ;
b. Të informohet për aktivitetin e strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ta shprehë mendimin për to;
c. Të përfshihet si komisioner apo vëzhgues i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare apo lokale në vend;
ç. Të kontribuojë financiarisht në mënyrë vullnetare për Organizatën;
d. Të ofrojë ide, sygjerime e propozime për çështje politike e organizative brenda strukturave të Organizatës;
dh. Të kërkojë që të bëhet anëtar me të drejta të plota duke plotësuar kriteret e përcaktuara me këtë Statut;
e. Të largohet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke e bërë një arsyetim me shkrim drejtuar organit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku bën pjesë.
- Çdo aktivist dhe anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka për detyrë:
a. Të marrë pjesë – rregullisht në mbledhjet, në aksionet dhe në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. Ta paguajë rregullisht kuotën e anëtarësisë, sipas vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm;
c. T’i respektojë parimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të kontribuojë në forcimin e saj;
ç. T’i pranojë vendimet e shumicës dhe ta respektojë mendimin ndryshe;
d. Të punojë për rritjen e ndikimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
dh. Të përpiqet ta rrisë numrin e aktivistëve dhe të anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
e. Të mos përfshihet në aktivitete ose të mos ketë sjellje, që janë komprometuese për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që e cenojnë imazhin e saj;
ë. Të jetë qytetar aktiv në zgjidhjen e problemeve të komunitetit në territorin ku banon dhe më gjerë.
- Çdo simpatizant i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka përgjegjësi:
a. T’i respektojë parimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të
b. kontribuojë në forcimin e saj;
c. Të respektojë Statutin, rregulloret dhe vendimet e Lëvizjes dhe të afirmojë qëllimet dhe objektivat e saj;
ç. Të sillet me ndershmëri, të respektojë disiplinën dhe të respektojë me besnikëri vendimet e shumicës dhe vendimet e organeve më të larta;
d. Të kontribuojë financiarisht për Organizatën sipas mundësive dhe në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm.
E drejta e votës për çdo aktivist apo anëtar është e lirë, por ajo nuk mund të delegohet tek aktivistët apo anëtarët e tjerë. Në mënyrë që vota të jetë e rregullt, aktivisti apo anëtari fizikisht duhet të jetë i pranishëm gjatë votimit në organin ku bën pjesë.
Pozicionet drejtuese dhe të deleguara të organeve vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund të mbahen vetëm nga aktivistët apo anëtarët që e kanë mbushur moshën 18-vjeçare.
- Një aktivist ose një anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të jetë njëkohësisht i anëtarësuar në më shumë se një Pikë. Në ato raste kur aktivisti/anëtari është i anëtarësuar drejtpërdrejt në një Qendër, nuk mund të jetë i anëtarësuar në Qendra të tjera.
- Në rast se një aktivist apo anëtar është i anëtarësuar drejtpërdrejtë në Qendër, Kryesia e Qendrës me shumicë të thjeshtë votash vendos se cilës Pikë do t’i përkasë aktivisti/anëtari.
- Çështjet për të cilat të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! votojnë nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë, me parimin një anëtar një votë, janë si më poshtë:
a. Zgjedhja e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. Zgjedhja e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga anëtarët e një Qendre;
c. Koalicionet parazgjedhore të nivelit qendror me subjekte të tjera politike, përveç në rastin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku një vendim i tillë merret nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Koalicionet qeveritare të nivelit qendror;
d. Programi politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
dh. Ndryshimet statutore të nenit 28 dhe të çdo dispozite tjetër të këtij Statuti që e cënon ose e kufizon këtë nen;
e. Të gjitha çështjet, për të cilat Këshilli i Përgjithshëm merr vendim se duhet të votohen nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë;
ë. Të gjitha çështjet që nuk janë parashikuar në këtë Statut lidhur me vendimmarrjen në nivelin e dytë organizativ, por për të cilat nënshkruhet një peticion nga 1/5 e të gjithë anëtarëve të një Qendre;
f. Të gjitha çështjet që nuk janë parashikuar në këtë Statut lidhur me vendimmarrjen në nivelin e tretë organizativ, por për të cilat nënshkruhet një peticion nga 1/5 e të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Njësia bazë e organizimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është Pika. Pika i bashkon anëtarët dhe aktivistët e një territori të caktuar gjeografik brenda Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe organizohet në nivel lagje të qytetit ose në nivel fshati me vendimin e Këshillit të Qendrës përkatëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! formohet nga të paktën 7 anëtarë dhe nga jo më shumë se 100 anëtarë.
- Në rastet kur një pikë që mbulon një territor gjeografik, i ka mbi 100 anëtarë, formohet një pikë e re, e ndarë në baza gjeografike.
Përveç kufizimeve në numrin e anëtarëve, Pika nuk ka asnjë kufizim sasior për numrin e simpatizantëve të saj.
- Pika e ka si strukturë të saj Këshillin e Pikës, anëtarët e të cilit i zgjedhin me shumicë të thjeshtë votash pozicionet drejtuese dhe delegatët e Pikës për në Këshillin e Qendrës.
- Pozicione drejtuese të Këshillit të Pikës janë si në vijim:
a. Kryetari i Pikës,
b. Nënkryetari i Pikës,
c. Sekretari i Pikës,
ç. Sekretari për financa,
d. Drejtuesja e Grave për VETËVENDOSJE!, dhe
dh. Drejtuesi i Rinisë për VETËVENDOSJE!.
- Kryesia e Pikës përbëhet nga 6 deri në 9 anëtarë që i zbatojnë politikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe marrin vendime afatshkurta, në rastin kur këto vendime nuk i kundërvihen vendimeve të Këshillit të Pikës.
- Kryesia e Pikës përbëhet prej gjashtë anëtarëve të përhershëm, si kryetari, nënkryetari, sekretari, sekretari për financa, drejtuesja e Grave për VETËVENDOSJE! dhe drejtuesi i Rinisë për VETËVENDOSJE!. Deri në tre anëtarë të tjerë mund të zgjidhen pa portofol.
- Kryesia e Pikës mblidhet së paku 2 herë në muaj. Në mbledhje shqyrton situatën aktuale politike dhe ekonomike brenda territorit të Pikës, inicion dhe ndërmerr veprime në konsultim me Kryesinë e Qendrës dhe në bashkëpunim me anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me qytetarët.
- Çdo aktivist, që e mban një prej pozicioneve drejtuese ose të deleguara, mund t’i ndërpritet mandati në mënyrë të parakohshme, nëse:
a. Jep dorëheqje nga pozicioni që e mban;
b. I shkel dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. Është i paaftë ta përmbushë detyrën për arsye shëndetësore.
- Anëtarët e Këshillit të Pikës kanë të drejtë ta thërrasin në interpelancë, si dhe të zëvendësojnë secilin prej delegatëve ose prej personave që e mbajnë një pozicion drejtues në strukturat e Pikës, para përfundimit të mandatit katër vjeçar.
a. Interpelanca thirret me kërkesën e nënshkruar nga 1/5 e anëtarëve të Këshillit të Pikës.
b. Gjatë një interpelance palët kanë të drejtë t’i parashtrojnë opinionet dhe faktet e tyre si dhe të kërkojnë zgjedhje të parakohshme për një organ të caktuar vendimmarrës.
c. Vendimi për zgjedhje të parakohshme për pozicionet drejtuese dhe për delegatët e një Pike merret me shumicë të thjeshtë votash në Këshillin e Pikës në mbledhjet që e përmbushin kuorumin.
ç. Pas marrjes së vendimit për zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet e parakohshme mbahen jo më herët se shtatë ditë dhe jo më larg se mbledhja e parë e radhës e organit vendimmarrës.
- Në nivelin e parë organizativ Këshilli i Pikës i grumbullon të gjithë aktivistët dhe anëtarët e një pike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që e mbulon një territor gjeografik.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Pikës janë si në vijim:
a. Ta nxisë dhe ta kultivojë frymën e veprimit brenda territorit ku i zhvillon aktivitetet;
b. T’i identifikojë problemet kryesore të territorit që e mbulon;
c. Të votojë për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe më efikase të këtyre problemeve, në përputhje me parimet dhe me dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. T’i hartojë politikat dhe strategjitë e zhvillimit të Pikës për territorin që e mbulon;
d. T’i koordinojë aktivitetet me pikat e tjera nëpërmjet të deleguarve në nivelin e Këshillit të Qendrës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe aktivitetet e tjera që mund të kryhen në bashkëpunim me Pika të tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
dh. T’i ndjekë dhe t’i zbatojë udhëzimet dhe vendimet politike të Këshillit të Qendrës për çështjet e territorit që e mbulon Qendra përkatëse, si dhe t’i ndjekë udhëzimet dhe vendimet e Këshillit të Përgjithshëm për çështjet jashtë territorit që e mbulon Qendra ku Pika bën pjesë;
e. T’i ndjekë udhëzimet e Sekretariatit të Qendrës për ekzekutimin e vendimeve politike;
ë. Ta bëjë ndarjen midis statusit të aktivistit, anëtarit dhe simpatizantit të Pikës, duke i respektuar nenet e këtij Statuti;
f. Të krijojë komisione dhe grupe pune për zbatimin e vendimeve të veçanta që nuk janë parashikuar në Statut;
g. Të votojë për t’i caktuar delegatët dhe drejtuesit e tij, si dhe të strukturave të tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
gj. Të rekrutojë anëtarë dhe simpatizantë të rinj dhe ta sigurojë mbrojtjen e të drejtave të tyre;
h. Sipas këtij Statuti i propozon masa disiplinore Komisionit Disiplinor të Qendrës ndaj aktivistëve/anëtarëve, që nuk i respektojnë vendimet dhe dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
i. Ta grumbullojë kuotën e anëtarësisë dhe ta përdorë atë për t’i mbuluar shpenzimet përkatëse administrative dhe logjistike, si dhe të kontribuojë në buxhetin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku bën pjesë duke e alokuar 20% të shumës së kësaj kuote për çdo vit;
j. Të shërbejë si organ ndërlidhës midis individëve dhe pushtetit vendor ose midis individëve dhe autoriteteve të tjera të territorit, që Pika i mbulon, për t’i zgjidhur problemet e individëve dhe për t’i ndihmuar ata në realizimin e aspiratave të tyre në përputhje me parimet dhe me dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
k. Të organizojë aksione politike dhe aktivitete sociale, kulturore dhe edukative në bashkëpunim me bashkësinë e individëve të territorit që e mbulon, me shoqërinë civile dhe me strukturat e tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
l. Të angazhohet në formimin politik të aktivistëve dhe anëtarëve të Pikës.
- Në mbledhjet e Këshillit të Pikës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! marrin pjesë me të drejtën e fjalës aktivistët dhe anëtarët e Pikës.
- Mbledhjet e zakonshme të Këshillit të Pikës mbahen së paku njëherë në tre muaj.
- Mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Pikës thirren nga Kryetari i Pikës ose nga një kërkesë me shkrim e nënshkruar nga 1/5 e anëtarëve të një pike dhe që i dërgohet Kryetarit të Pikës. Mbledhjet e jashtëzakonshme mund të thirren edhe nga Qendra.
- Çdo votim i Këshillit të Pikës, që nuk ka lidhje me zgjedhjet e brendshme, është i hapur, përveç atyre rasteve kur 1/5 e anëtarëve të Këshillit të Pikës e paraqesin kërkesën për të mbajtur votim të fshehtë.
- Çdo vendim i Këshillit të Pikës, sipas Rregullores së Punës, duhet të dokumentohet me dy kopje procesverbali: një kopje e procesverbalit mbetet te Sekretari i Pikës dhe një kopje i dorëzohet Sekretariatit të Qendrës.
- Çdo vendim për aksione politike ose për paraqitje mediatike, duhet të këshillohet dhe të koordinohet paraprakisht me Sekretariatin e Qendrës.
Kryesia e Pikës është organi më i lartë vendimmarrës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivelin e parë organizativ midis dy mbledhjeve të Këshillit të Pikës. Kryesia e Pikës i raporton dhe i përgjigjet Këshillit të Pikës.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryesisë së Pikës përfshijnë:
a. Zbatimin e vendimeve të Këshillit të Pikës dhe organeve të tjera sipas hierarkisë organizative të përcaktuar me këtë Statut;
b. Marrja e vendimeve për të ngritur çështje të ndryshme në institucionet publike të territorit që mbulon Pika, përkatësisht çështjeve lokale përmes përfaqësuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në institucione publike;
c. Parashtrimi i propozimeve pranë organeve të përkatëse të Qendrës në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të Pikës;
ç. Ngritja e çfarëdo çështje që përfshinë situatën aktuale politike dhe ekonomike brenda territorit të Pikës;
d. Inicion veprime, përfshihet dhe organizon aktivitete të ndryshme komunitare dhe ndërmerr veprime politike në konsultim me organet kompetente të Qendrës; dhe
dh. Propozon aktivitet të ndryshme edhe nëse aktiviteti i propozuar nuk kufizohet në territorin e Pikës dhe nën miratimin dhe mbikëqyrjen e Qendrës përkatëse bashkëpunon për realizimin e aktiviteteve të tilla edhe me Pikat e tjera që mund të jenë të angazhuara.
- Kryesia e Pikës, për çështjet që janë në kompetencë të saj, vendosë në një mbledhje e cila përmbush kuorumin me praninë e së paku katër (4) anëtarëve, atëherë kur Kryesia e Pikës përbëhet nga pesë (5) anëtarë në total; dhe respektivisht pesë (5) anëtarë, atëherë kur kryesia e pikës përbëhet nga 6 (gjashtë), shtatë (7), tetë (8), ose nëntë (9) anëtarë.
- Kryesia e Pikës merr vendime me shumicë të thjeshtë votash në mbledhje që përmbushin kuorumin sipas paragrafit 2 të këtij neni.
- Kryetari i Pikës zgjidhet në mesin e aktivistëve dhe anëtarëve të Këshillit të Pikës nga vetë aktivistët dhe anëtarët e këtij organi.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e kryetarit të Pikës janë si në vijim:
a. E thërret dhe e drejton Këshillin e Pikës në mbledhje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme;
b. I drejton mbledhjet e Këshillit të Pikës dhe e vendos rendin e ditës së mbledhjes, duke i marrë parasysh propozimet e anëtarëve të Këshillit, sipas udhëzimeve dhe vendimeve të Këshillit të Qendrës ose të Sekretarit Organizativ të Qendrës;
c. E drejton punën e përditshme të Pikës, sipas orientimeve të Këshillit të Pikës dhe të Sekretariatit të Qendrës;
ç. E përfaqëson Pikën me palë të treta, në mungesë të një vendimi tjetër nga Këshilli i Pikës, për këtë çështje;
d. Merr pjesë në mbledhjet e Këshillit të Qendrës si anëtar i këtij Këshilli.
- Nënkryetari i Pikës zgjidhet në mesin e aktivistëve dhe anëtarëve të Këshillit të Pikës nga vetë aktivistët dhe anëtarët e këtij organi.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Nënkryetarit të Pikës janë si në vijim:
a. E ndihmon Kryetarin e Këshillit të Pikës në përmbushjen e detyrave dhe të përgjegjësive të kryetarit;
b. Kur Kryetari i Këshillit të Pikës mungon përkohësisht e zëvendëson në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë;
c. Në rastet kur Kryetari shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrën, Nënkryetari i Këshillit të Pikës e drejton Pikën deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme;
ç. Nënkryetari i Pikës nuk mund ta zëvendësojë Kryetarin në organet vendimmarrëse të niveleve më të larta organizative.
- Çdo Këshill i një Pike zgjedh prej aktivistëve dhe anëtarëve të tij persona të deleguar për në Këshillin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!
- Përveç kryetarit të Pikës, Pika propozon delegatët nga aktivistët dhe anëtarët e Këshillit të Pikës, të cilët zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash në mbledhje të Këshillit të Pikës që e përmbushin kuorumin, për të përfaqësuar Pikën në mbledhjet e Këshillit të Qendrës.
- Numri i delegatëve për secilën Pikë caktohet në raport me rritjen e numrit të anëtarëve brenda secilës Pikë, që përllogaritet si në vijim:
a. 1 delegat = 7 deri në 15 anëtarë,
b. 2 delegatë = 16 deri në 30 anëtarë,
c. 3 delegatë = 31 deri në 60 anëtarë,
ç. 4 delegatë = më shumë se 61 anëtarë.
- Delegatët e Këshillit të Pikës i paraqesin vendimet e Këshillit të Pikës në Këshillin e Qendrës nëpërmjet diskutimeve dhe votimit në mbledhjet e Këshillit të Qendrës.
- Delegatët e Këshillit të Pikës raportojnë në Këshillin e Pikës për diskutimet dhe për vendimet e Këshillit të Qendrës.
- Nëse numri i anëtarëve të një Pike ulet deri në atë masë sa Pika e humbet qoftë edhe një delegat, atëherë të gjithë delegatëve të asaj pike u ndërpritet mandati dhe Pika mban zgjedhje të reja për delegatë.
- Në komunat me shumicë të popullsisë nga pakicat kombëtare, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë strukturat e saj adekuate në përputhje me numrin e anëtarëve, rrethanat dhe specifikat e këtyre vendbanimeve.
- Në këto vendbanime, kudo ku është e mundur themelohen pika të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Nëse nuk është e mundur që të themelohen pika në fshatra apo lagje, atëherë i gjithë territori i komunës konsiderohet një Pikë e vetme, në rast se ka së paku 21 anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Në rastet kur themelohen një apo më shumë Pika, por nuk mund të konsiderohen Qendër, këto struktura i bashkëngjiten strukturës organizative të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën amë apo komunën më të afërt.
- Këto struktura të bashkëngjitura do të kenë përfaqësuesit e tyre të deleguar në Këshillin e Qendrës në komunën amë apo më të afërt. Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën amë apo më të afërt do të ketë së paku një anëtar nga strukturat e komunës së përfshirë brenda saj.
- Në rastet kur Lëvizja VETËVENDOSJE! ka anëtarë në më shumë se një komunë të tillë, të cilat ndodhen gjeografikisht afër njëra-tjetrës, atëherë, mund të themelohet një Qendër e përbashkët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Themelimi i një Qendre të përbashkët miratohet nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me propozim të Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal dhe kandidati për Kryetar të Komunës për këto komuna, miratohen nga Kryesia e Qendrës në komunën amë apo më të afërt në koordinim me Sekretarin Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e përbën nivelin e dytë organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ajo është strukturë, që i bashkon pikat e një hapësire të caktuar gjeografike. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizohet në nivelin e një komune dhe themelohet me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm. Në raste të veçanta Qendra mund ta mbulojë edhe hapësirën territoriale të një shteti, në të cilin ka aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ose ku janë themeluar Pika.
- Një Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund të themelohet me së paku tri Pika. Përjashtimet nga ky kriter mund të bëhen vetëm në raste të veçanta me miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për një Qendër që konsiderohet e rëndësishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por që nuk arrin ta plotësojë kriterin bazë.
- Nëse një Qendër numrin e anëtarëve të Këshillit e ka më të vogël se 15, Këshilli i Qendrës shndërrohet me automatizëm në Kryesi të Qendrës.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është e përbërë nga këto organe:
a. Këshilli i Qendrës,
b. Kryesia e Qendrës,
c. Sekretariati i Qendrës,
ç. Struktura e Grave për VETËVENDOSJE!,
d. Struktura e Rinisë për VETËVENDOSJE!,
dh. Nënkomitetet Profesionale të Qendrës,
e. Komisioni Disiplinor.
Çdo aktivisti, që mban një prej pozicioneve drejtuese ose të deleguara, mund t’i ndërpritet mandati në mënyrë të parakohshme nga anëtarët e Këshillit të Qendrës nëse:
a. Jep dorëheqje nga pozicioni që mban;
b. Nuk i përmbush detyrat;
c. I shkel dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Anëtarët e Këshillit të Qendrës e kanë të drejtën ta thërrasin në interpelancë, si dhe ta zëvendësojnë secilin prej delegatëve ose prej personave që e mbajnë një pozicion drejtues në strukturat e Qendrës para përfundimit të mandatit katër vjeçar.
- Interpelanca thirret me kërkesën e nënshkruar nga 1/5 e anëtarëve të Këshillit të Qendrës.
- Gjatë një interpelance palët kanë të drejtë t’i parashtrojnë opinionet dhe faktet e tyre, si dhe të kërkojnë zgjedhje të parakohshme për një organ të caktuar vendimmarrës.
- Vendimi për zgjedhje të parakohshme për pozicionet drejtuese dhe për delegatët e një qendre merret me shumicë të thjeshtë votash në Këshillin e Qendrës në mbledhjet që e përmbushin kuorumin.
- Pas marrjes së vendimit për zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet e parakohshme mbahen jo më herët se shtatë ditë dhe jo më larg se mbledhja e parë e radhës e organit vendimmarrës.
- Këshilli i Qendrës është organi më i lartë vendimmarrës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivelin e dytë organizativ. Këshilli i Qendrës i ka detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:
a. Ta nxisë dhe ta kultivojë frymën e veprimit brenda territorit ku zhvillon aktivitetet;
b. T’i hartojë politikat dhe strategjitë e zhvillimit të territorit;
c. Ta miratojë një herë në gjashtë muaj numrin e anëtarëve për secilën pikë;
ç. T’i ndjekë dhe t’i zbatojë udhëzimet dhe vendimet e Këshillit të Përgjithshëm për çështje të përbashkëta të Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
d. Të votojë për t’i caktuar personat në pozicionet e të deleguarve dhe të drejtuesve të tij, si dhe të strukturave të tjera të Qendrës;
dh. Të raportojë për aktivitetet në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
e. Ta miratojë dhe ta mbikëqyrë buxhetin vjetor të Qendrës;
ë. T’i miratojë themelimin dhe shuarjen e një pike brenda territorit që e mbulon;
f. Ta miratojë numrin e delegatëve nga secila Pikë, në bazë të propozimeve të Sekretarit Organizativ të Qendrës;
g. Ta zgjedhë Komisionin Disiplinor të Qendrës;
gj. Të krijojë komisione dhe grupe pune për zbatimin e vendimeve të veçanta, që nuk janë parashikuar në këtë Statut;
h. Të shërbejë si mjet ndërlidhës midis individëve dhe pushtetit vendor ose midis individëve dhe autoriteteve të tjera të territorit, që Qendra e mbulon, për t’i zgjidhur problemet e individëve dhe për t’i ndihmuar ata në realizimin e aspiratave të tyre në përputhje me parimet dhe me dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
i. T’i përzgjedhë kandidatët për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, sipas dispozitave të Kapitullit XI të këtij Statuti, për përfaqësimin në institucione;
j. Ta nxisë organizimin e aksioneve politike, si dhe të aktiviteteve sociale dhe edukative në bashkëpunim me bashkësinë e individëve të territorit që e mbulon, me shoqërinë civile dhe me strukturat e tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Numri i anëtarëve të Këshillit të Qendrës është i kufizuar në bazë të numrit të:
a. Kryetarëve të Pikave,
b. Delegatëve të Pikave,
c. Këshilltarëve Komunalë që e përfaqësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në pushtetin lokal,
ç. Deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! varësisht nga Komuna të cilës i përkasin,
d. Kryetarja e Grave për VETËVENDOSJE!,
dh. Kryetari i Rinisë për VETËVENDOSJE!.
- Mbledhjet e zakonshme të Këshillit të Qendrës mbahen të paktën një herë në tre muaj, në ditët e caktuara nga Këshilli i Qendrës.
- Mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Qendrës thirren nga një prej mënyrave në vijim:
a. Me kërkesë të Kryesuesit të Këshillit të Qendrës;
b. Me kërkesë të Kryesisë së Qendrës;
c. Me një kërkesë me shkrim, të nënshkruar nga 1/5 e anëtarëve të Këshillit të Qendrës; ç. Me kërkesën e Këshillit të Përgjithshëm;
d. Me kërkesën e Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Çdo votim i Këshillit të Qendrës, që nuk ka lidhje me zgjedhjet e brendshme, është i hapur, përveç atyre rasteve kur 1/5 e anëtarëve të Këshillit e paraqesin kërkesën për të mbajtur votim të fshehtë.
- Çdo vendim i Këshillit të Qendrës, sipas Rregullores së Punës, duhet të dokumentohet në dy kopje procesverbali: një kopje e procesverbalit mbetet te Sekretariati i Qendrës dhe një kopje i dorëzohet Sekretariatit të Përgjithshëm.
- Çdo vendim për aksione politike ose për paraqitje mediatike, duhet të këshillohet dhe të koordinohet paraprakisht me Sekretariatin e Përgjithshëm.
- Pozicionet drejtuese të strukturave të Qendrës dhe delegatët e tyre në Këshillin e Përgjithshëm zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Qendrës.
- Pozicionet drejtuese të Qendrës janë:
a. Kryetari i Qendrës,
b. Nënkryetarët e Qendrës,
c. Sekretari Organizativ i Qendrës,
ç. Koordinatori i Nënkomiteteve Profesionale,
d. Kryesuesi i Këshillit të Qendrës,
dh. Kryetarja e Grave për VETËVENDOSJE!,
e. Kryetari i Rinisë për VETËVENDOSJE!.
ë. Anëtarët e Kryesisë, që propozohen dhe zgjidhen nga Këshilli i Qendrës.
- Kryesuesi i Këshillit të Qendrës zgjidhet në mesin e anëtarëve të Këshillit të Qendrës nga vet anëtarët e këtij organi.
- Detyrat e Kryesuesit të Këshillit të Qendrës janë si në vijim:
a. I thërret dhe i drejton mbledhjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit të Qendrës;
b. E vendos rendin e ditës sipas Rregullores së Punës të Këshillit të Qendrës;
c. E propozon krijimin e komisioneve dhe të grupeve të punës për zbatimin e vendimeve të veçanta, që nuk janë parashikuar në Statut;
ç. Merr pjesë me të drejta të plota në mbledhjet e Kryesisë së Qendrës.
- Kryesuesi i Këshillit të Qendrës zgjidhet në mesin e anëtarëve të Këshillit të Qendrës nga vetë anëtarët e këtij organi.
- Detyrat e zv.Kryesuesit të Këshillit të Qendrës janë si në vijim:
a. E ndihmon Kryesuesin e Këshillit të Qendrës në përmbushjen e detyrave dhe të përgjegjësive të këtij të fundit;
b. Në mungesë të Kryesuesit të Këshillit e zëvendëson atë duke i ushtruar të gjitha kompetencat e Kryesuesit të Këshillit, me përjashtim të pjesëmarrjes në Kryesinë e Qendrës;
c. Në rastet kur Kryesuesi i Këshillit të Qendrës jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrë n e tij, zv.Kryesuesi i Këshillit të Qendrës i ushtron të gjitha kompetencat e Kryesuesit të Këshillit të Qendrës deri në zgjedhjet e ardhshme.
- Delegatët e Qendrës zgjidhen në mesin e anëtarëve të Këshillit të Qendrës nga vetë anëtarët e këtij organi.
- Kryetari i Qendrës, në bazë të detyrës është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.
- Numri i delegatëve shtesë për secilën Qendër caktohet në raport me rritjen e numrit të anëtarëve brenda secilës Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përllogaritet si në vijim:
a. 1 delegat = 21 deri në 300 anëtarë,
b. 2 delegatë = 301 deri në 600 anëtarë,
c. 3 delegatë = 601 deri në 1000 anëtarë,
ç. 4 delegatë = 1001 deri në 1500 anëtarë,
d. 5 delegatë = 1501 deri në 2500 anëtarë,
dh. Mbi 2500 anëtarë numri shtesë i delegatëve rritet për një delegat në çdo 1000 anëtarë.
- Në rastin kur një Qendër është në ristrukturim, lista përfundimtare e delegatëve të asaj Qendre për në Këshill të Përgjithshëm miratohet nga Grupi Punues për ristrukturimin e Qendrës.
- Delegatët e Qendrës raportojnë në Këshillin e Qendrës për diskutimet dhe për vendimet e Këshillit të Përgjithshëm.
- Nëse numri i anëtarëve të një Qendre ulet deri në atë masë sa Qendra e humb qoftë edhe një delegat, atëherë të gjithë delegatëve të asaj qendre u ndërpritet mandati dhe Qendra mban zgjedhje të reja për delegatë. Delegatët e Qendrës zgjidhen në mesin e anëtarëve të Këshillit të Qendrës nga vetë anëtarët e këtij organi me votim të fshehtë në përputhje me Nenin 12 të këtij Statuti dhe në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme.
Kryesia e Qendrës është organi më i lartë vendimmarrës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivelin e dytë organizativ midis dy mbledhjeve të Këshillit të Qendrës. Kryesia e Qendrës i raporton dhe i përgjigjet Këshillit të Qendrës.
- Kryesia e Qendrës e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përbëhet nga 9 deri në 15 anëtarë që i zbatojnë politikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe marrin vendime afatshkurtra, në rastin kur këto vendime nuk i kundërvihen vendimeve të Këshillit të Qendrës.
- Kuorumi i mbledhjeve të Kryesisë së Qendrës përmbushet me pjesëmarrjen e 50% + 1 të anëtarëve të Kryesisë së Qendrës.
- Mbledhjet e jashtëzakonshme të Kryesisë së Qendrës thirren me:
a. Kërkesën e Kryetarit të Qendrës,
b. Kërkesën e së paku 1/3 e anëtarëve të Kryesisë.
- Në rast se për një vendim të Kryesisë së Qendrës kemi vota të barabarta, atëherë vendos vota e Kryetarit të Qendrës.
- Kryesia e Qendrës përbëhet nga:
a. Kryetari i Qendrës;
b. Dy Nënkryetarët e Qendrës;
c. Sekretari Organizativ;
ç. Kryetari i Komunës, i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
d. Kryesuesi i Këshillit të Qendrës;
dh. Koordinatori i Nënkomiteteve Profesionale;
e. Kryetarja e Grave për VETËVENDOSJE!;
ë. Kryetari i Rinisë për VETËVENDOSJE!;
f. Anëtarët e Kryesisë që propozohen dhe zgjidhen nga Këshilli i Qendrës.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryesisë së Qendrës përfshijnë:
a. Zbatimin e vendimeve të Këshillit të Qendrës;
b. Pezullimin, në raste të veçanta, e punës së një p ike që ka vepruar në kundërshtim me dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në një vendim të Këshillit të Qendrës;
c. Jep mirënjohjen për kontributin e dhënë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! për individë dhe organizata të ndryshme në territorin që e mbulon Qendra;
ç. Miratimin e drejtuesve të sekretariateve dhe nënkomiteteve profesionale të Qendrës;
d. Marrja e vendimeve për të ngritur çështje të ndryshme në institucionet publike të territorit që mbulon Qendra përmes përfaqësuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këto institucione;
dh. Marrja e vendimeve për të ngritur çështje të ndryshme për t’u zbatuar nga organet ekzekutive dhe këshilluese të Qendrës përkatëse;
e. Formimin e nënkomiteteve profesionale dhe të sekretariateve jostatutore në përputhje me organizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivelin e tretë, si dhe sipas nevojave dhe mundësive të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivelin e dytë organizativ.
- Kryetari i Qendrës zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash nga anëtarët e një qendre.
- Kryetari i Qendrës nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues ose të deleguar brenda nivelit të parë organizativ.
- Nëse kryetarit të një qendre i ndërpritet mandati, atëherë njëkohësisht i ndërpriten edhe të gjitha mandatet e tjera që mund të ketë në nivelin e tretë organizativ.
- Kryetari i Qendrës i ka detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:
a. I thërret dhe i drejton mbledhjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të Kryesisë;
b. Raporton dhe përgjigjet për punën dhe për aktivitetet, që i zhvillon Qendra pranë Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Këshillit të Qendrës;
c. E përfaqëson Lëvizjen VETËVENDOSJE! me palë të treta në territorin që e mbulon Qendra;
ç. E propozon Nënkryetarin e parë të Qendrës, Sekretarin Organizativ të Qendrës dhe Koordinatorin e Nënkomiteteve Profesionale;
d. I propozon bashkë me Sekretarin Organizativ drejtuesit e sekretariateve;
dh. I bashkërendon politikat e Qendrës me Sekretariatin e Qendrës dhe me Sekretariatin e Përgjithshëm.
- Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i ka dy nënkryetarë .
a. Nënkryetari i parë propozohet në mesin e aktivistëve dhe anëtarëve të Qendrës dhe miratohet me shumicë të thjeshtë votash nga Këshilli i Qendrës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
b. Nënkryetari i parë nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues brenda nivelit të parë organizativ.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Nënkryetarit të parë të Qendrës:
a. E ndihmon Kryetarin e Qendrës në përmbushjen e detyrave dhe të përgjegjësive të këtij të fundit;
b. Përveç organeve vendimmarrëse në nivelin e tretë organizativ, Nënkryetari i kryen funksionet e Kryetarit të Qendrës në rast të mungesës së tij dhe të autorizimit nga ana e Kryetarit për çështje që lidhen me nevojat e përditshme të Kryesisë së Qendrës dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjithësi;
c. E zëvendëson Kryetarin e Qendrës në marrëdhënie me palë të treta në rast të mungesës së tij dhe me autorizimin nga ana e Kryetarit të Qendrës;
ç. Në rastet kur Kryetari i Qendrës jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra, ose nuk mund ta kryejë më detyrën e tij, Nënkryetari i Qendrës i ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit të Qendrës deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme;
d. Nënkryetari i parë nuk mund ta zëvendësojë Kryetarin e Qendrës në organet vendimmarrëse të niveleve më të larta organizative.
- Nënkryetari i dytë propozohet nga anëtarët e Këshillit të Qendrës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet me shumicë votash nga Këshilli i Qendrës.
- Nënkryetari i dytë i Qendrës i ka të njëjtat detyra dhe përgjegjësi, si Nënkryetari i parë i Qendrës, në mungesë të Nënkryetarit të parë dhe me autorizimin e Kryetarit të Qendrës.
- Nënkryetari i dytë nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues brenda nivelit të parë organizativ.
- Sekretari Organizativ i Qendrës propozohet në mesin e aktivistëve dhe anëtarëve të Qendrës dhe miratohet me shumicë të thjeshtë votash nga Këshilli i Qendrës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Sekretari Organizativ i Qendrës i ka detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:
a. I zbaton vendimet e Kryesisë dhe të Këshillit të Qendrës;
b. E bashkërendon dhe e mbikëqyr veprimtarinë e pikave që i mbulon Qendra;
c. I formon grupet e punës për themelimin e pikave të reja;
ç. I propozon bashkë me Kryetarin e Qendrës drejtuesit e sekretariateve të Qendrës;
d. E drejton Sekretariatin e Qendrës;
dh. I raporton Kryetarit të Qendrës, Kryesisë dhe Këshillit të Qendrës;
e. Një herë në gjashtë muaj e përllogarit dhe e propozon numrin e delegatëve të secilës pikë për në Këshillin e Qendrës.
- Sekretariati i Qendrës i zbaton vendimet e Kryesisë dhe të Këshillit të Qendrës. Ky organ i zbaton vendimet nëpërmjet punës së sekretariateve të Qendrës që drejtohen nga sekretari organizativ.
- Sekretari Organizativ i Qendrës nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues brenda nivelit të parë organizativ.
- Sekretariatet statutore të një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë:
a. Sekretariati për Financa,
b. Sekretariati për Organizimin e Aktiviteteve,
c. Sekretariati për Media dhe për Komunikim,
ç. Sekretariati për Emancipim Politik.
- Drejtuesit e sekretariateve nuk mund të mbajnë pozicione drejtuese brenda strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Me propozimin e Kryetarit dhe të Sekretarit Organizativ të Qendrës dhe me miratimin e Kryesisë së Qendrës, sipas nevojave organizative dhe funksionale, si dhe sipas mundësive të një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mund të formohen edhe sekretariate të tjera.
- Koordinatori i Nënkomiteteve të Qendrës propozohet në mesin e anëtarëve të Qendrës dhe zgjidhet me shumicë votash nga Këshilli i Qendrës.
- Koordinatori i Nënkomiteteve Profesionale të Qendrës nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues brenda strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatorit të Nënkomiteteve Profesionale janë:
a. Drejton punën e nënkomiteteve profesionale të Qendrës;
b. Bashkë me Kryetarin e Qendrës i propozon drejtuesit e nënkomiteteve profesionale të Qendrës;
c. I zbaton të gjitha vendimet që i merr nga Kryetari ose nga Kryesia e Qendrës, për çështjet e hartimit të politikave të Qendrës.
- Në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! themelohet struktura e Grave anëtare dhe përkrahëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Organizimi i Grave do të quhet “Gratë për VETËVENDOSJE!” – “GVV”. Të gjitha anëtaret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jenë anëtare të GVV-së.
- Gratë për VETËVENDOSJE! është organizim i ndërvarur me struktura të përhershme brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili promovon në mesin e grave politikat dhe programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!; inkurajon gratë dhe vajzat që të bashkohen dhe të marrin pjesë në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!; promovon programe dhe politika që mundësojnë realizimin e plotë të të drejtave të grave brenda Organizatës dhe jashtë saj; zhvillon aktivitete tjera që fuqizojnë solidaritetin gjinor dhe pjesëmarrjen e grave në jetën shoqërore dhe politike.
- Gratë për VETËVENDOSJE! “GVV” do të ketë organet e veta vendimmarrëse dhe ekzekutive. Struktura e organizimit të GVV-së do të ndjekë strukturën organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në të tri nivelet organizative, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me këtë Statut, apo me Rregulloren e GVV-së.
- Programi dhe veprimtaria e GVV-së duhet të jenë në përputhje me Programin, Statutin dhe veprimtarinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryetarja e GVV-së zgjidhet me votë të fshehtë nga të gjitha anëtaret e GVV-së. Kryetarja e GVV-së në nivel të tretë, në bazë të detyrës është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryetarja e GVV në Qendër zgjidhet me votë të fshehtë nga të gjitha anëtaret e GVV-së së Qendrës. Kryetarja e GVV-së në nivel të dytë, në bazë të detyrës është anëtare është e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendër.
- GVV respekton dhe zbaton të gjitha vendimet e organeve vendimmarrëse, ekzekutive, interpretuese dhe disiplinore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. GVV shtrinë aktivitetin e saj edhe përtej këtyre vendimeve, duke propozuar dhe ndërmarrë aktivitete të brendshme organizative dhe publike. Aktivitetet e papërcaktuara nga organet tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, GVV i koordinon me organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në rast mospajtimi mes GVV-së dhe organit me të cilin koordinohet për një aktivitet, vendimi përfundimtar për aktivitetin përkatës merret nga organi më i lartë vendimmarrës për çështjen përkatëse sipas nivelit organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- GVV do të ketë buxhetin e vetë të veçantë, si linjë brenda buxhetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Planifikimi, ekzekutimi dhe raportimi bëhet në koordinim me Sekretarin Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Organizimi i strukturave të GVV-së, organet, mënyra e zgjedhjes së tyre dhe e vendimmarrjes, fushëveprimi dhe kompetencat e organeve në të gjitha nivelet, përcaktohen me Rregullore të brendshme të GVV-së. Rregulloren e GVV-së e miraton Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryetarja e GVV-së paraqet një raport vjetor të punës në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! themelohet struktura e të rinjve dhe të rejave anëtarë/e dhe përkrahës/e të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Organizimi i Rinisë do të quhet “Rinia për VETËVENDOSJE!” – “RVV”. Të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga mosha 16 deri 29 vjeç, do të jenë anëtarë të RVV-së.
- Rinia për VETËVENDOSJE! është organizim i ndërvarur me struktura të përhershme brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili promovon politikat dhe programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mesin e të rinjve dhe të rejave; inkurajon të rinjtë që t’i bashkohen dhe të marrin pjesë në aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!; afirmon pjesëmarrjen aktive në vendimmarrje, në jetën shoqërore dhe politike; angazhohet për krijimin dhe zgjerimin e mundësive që të rinjtë të përmbushin rolin e tyre të plotë brenda dhe jashtë Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Rinia për VETËVENDOSJE! do të ketë organet e veta vendimmarrëse dhe ekzekutive. Struktura e organizimit të RVV-së do të ndjekë strukturën organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në të tri nivelet organizative, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me këtë Statut apo me Rregulloren e RVV-së.
- Programi dhe veprimtaria e RVV-së duhet të jenë në përputhje me Programin, Statutin dhe veprimtarinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryetari i RVV-së zgjidhet me votë të fshehtë nga të gjithë anëtarët e RVV-së. Kryetari i RVV-së në nivel të tretë, në bazë të detyrës është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryetari i RVV në Qendër zgjidhet me votë të fshehtë nga të gjithë anëtarët e RVV-së së Qendrës. Kryetari i RVV-së në nivel të dytë, në bazë të detyrës është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendër.
- RVV respekton dhe zbaton të gjitha vendimet e organeve vendimmarrëse, ekzekutive, interpretuese dhe disiplinore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. RVV shtrinë aktivitetin e vetë edhe përtej këtyre vendimeve, duke propozuar dhe ndërmarrë aktivitete të brendshme organizative dhe publike. Për aktivitetet e papërcaktuara nga organet e tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, RVV i koordinon me organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në rast mospajtimi mes RVV-së dhe organit me të cilin koordinohet për një aktivitet, vendimi përfundimtar për aktivitetin përkatës merret nga organi më i lartë vendimmarrës për çështjen përkatëse sipas nivelit organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- RVV do të ketë buxhetin e vetë të veçantë, si linjë brenda buxhetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Planifikimi, ekzekutimi dhe raportimi bëhet në koordinim me Sekretarin Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Organizimi i strukturave të RVV-së, organet, mënyra e zgjedhjes së tyre dhe e vendimmarrjes, fushëveprimi dhe kompetencat e organeve në të gjitha nivelet, përcaktohen me Rregullore të brendshme të RVV-së. Rregulloren e RVV-së e miraton Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryetari i RVV-së paraqet një raport vjetor të punës në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Për të mundësuar pjesëmarrjen në jetën politike, sociale dhe kulturore të bashkatdhetarëve, Lëvizja VETËVENDOSJE! mund të organizohet edhe në mërgatë. Në raste të tilla, Qendra mund ta mbulojë hapësirën territoriale të një shteti, në të cilin ka aktivistë apo anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ose ku janë themeluar Pika.
- Lëvizja VETËVENDOSJE! në mërgatë organizohet varësisht prej specifikave dhe rrethanave të shtetit ku jetojnë bashkatdhetarët. Me vendim të Kryesisë së Lëvizjes, organizimi mund të bëhet në një apo disa nivele.
- Një Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë mund të themelohet me së paku tri pika ose me një numër të caktuar të anëtarëve në nivel të shtetit. Pas vlerësimit nga Sekretariati i Përgjithshëm të mundësive dhe përmbushjes së kushteve për themelimin e një Qendre në mërgatë, vendimi merret nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me vendimin e Kryesisë për themelimin e një Qendre në mërgatë, njoftohet Këshilli i Përgjithshëm në mbledhjen e radhës.
- Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë krijojnë Rrjetin e Qendrave në Mërgatë. Rrjeti i Qendrave në Mërgatë është trupë këshilluese, e cila përbëhet nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të qendrave të mërgatës, kryetarët dhe sekretarët e qendrave në mërgatë. Rrjeti mblidhet së paku një herë në vit.
- Mënyra e organizimit, struktura dhe vendimmarrja e qendrave në mërgatë do të përcaktohen me rregullore të veçantë. Për çështjet të cilat nuk përcaktohen me rregullore, zbatohen dispozitat për qendrat brenda Kosovës, siç i përcakton Statuti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Qendrat e mërgatës përmes Rrjetit të Qendrave të Mërgatës i propozojnë Kryesisë së Lëvizjes tre (3) kandidatë për deputetë për përfshirjen në listën e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet parlamentare.
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është organi më i lartë vendimmarrës në nivelin e tretë organizativ.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë:
a. E plotëson, ndryshon dhe miraton (kur është e nevojshme ose propozohet nga Komisioni Statutor), Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, me përjashtim të çështjeve të shprehura në nenin 28 të këtij Statuti;
b. I plotëson, ndryshon dhe miraton (kur është e nevojshme ose propozohet nga Komisioni Statutor apo nga ndonjë instancë tjetër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!), Rregulloret e Punës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! me 50%+1 të votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm;
c. Merr vendim me 3/4 e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për shpërbërjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Vendos me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, në një mbledhje që e përmbush kuorumin, që një çështje, që nuk është parashikuar nga ky Statut, të votohet nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
d. Krijon komisione zgjedhore ad hoc për të gjitha çështjet që votohen nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë dhe për zgjedhjet e brendshme të përgjithshme;
dh. E zgjedh Kryesuesin dhe zv.Kryesuesin e Këshillit të Përgjithshëm;
e. Krijon dhe miraton komisione dhe grupe pune për zbatimin e vendimeve të veçanta që nuk janë parashikuar në Statut;
ë. E mbikëqyr punën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
f. E miraton përbërjen e anëtarëve të Komisionit Statutor;
g. E miraton buxhetin vjetor të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në raport me nevojat e qendrave dhe me planet strategjike në nivel qendror;
gj. E miraton themelimin ose shuarjen e një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
h. E miraton numrin e delegatëve nga secila qendër në bazë të propozimeve të Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
i. E miraton listën përfundimtare të kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës;
j. I thërret në interpelancë, me kërkesë të 1/5 të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të gjithë personat e tjerë që mbajnë pozicione drejtuese në nivelin e tretë organizativ;
k. E cakton datën për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përputhje me Statutin;
l. I miraton strategjitë e përgjithshme për zhvillimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ll. Merr vendime për të ngritur çështje të ndryshme në institucionet publike përmes përfaqësuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këto institucione;
m. Merr vendim me shumicë votash për të gjitha llojet e koalicioneve në nivel lokal me subjekte të tjera;
n. Miraton qeverisjen alternative, platforma, masa apo prioritete zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Mbledhjet e zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm mbahen një herë në tre muaj.
Mbledhjet e jashtëzakonshme i thërret Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm ose me një kërkesë me shkrim nga së paku 1/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Këshilli i Përgjithshëm vendos për zgjedhje të parakohshme për strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me miratimin e 50% + 1 të të gjithë anëtarëve me të drejtë vote të Këshillit të Përgjithshëm.
- Këshilli i Përgjithshëm përbëhet nga:
a. Delegatët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. Kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Kryetarët e Komunave, që i përkasin Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
d. Ministrat e Kabinetit Qeveritar, që i përkasin Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
dh. Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
e. Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ë. Drejtuesit e Komiteteve Profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE;
f. Kryetarja e Grave për VETËVENDOSJE!;
g. Kryetari i Rinisë për VETËVENDOSJE!;
gj. Anëtarët e nderit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
h. Anëtarët nga Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Numri dhe emrat e këtyre personave caktohen nga Kryesia e Lëvizjes VETË VENDOSJE! në rastin kur nuk kemi Qendra të formuara në këto treva.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!:
a. I thërret dhe i drejton mbledhjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm një herë në tre muaj;
b. E propozon krijimin e komisioneve dhe të grupeve të punës për zbatimin e vendimeve të veçanta që nuk janë parashikuar në Statut;
c. E vendos rendin e ditës sipas Rregullores së Punës të Këshillit të Përgjithshëm;
ç. Merr pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të drejtë vote.
- Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është organi më i lartë vendimmarrës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivelin e tretë organizativ midis dy mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm.
- Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përbëhet nga 23 anëtarë, që në vazhdimësi i mbikëqyrë dhe i zbaton politikat e përgjithshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Mbledhjet e zakonshme të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbahen të paktën një herë në dy javë dhe ato i thërret dhe i drejton Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ose ndonjë nga anëtarët e tjerë të Kryesisë me autorizim të Kryetarit.
- Mbledhjet e jashtëzakonshme të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! thirren me:
a. Kërkesën e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. Kërkesën e së paku 1/3 të anëtarëve të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Në rast se për një vendim të Kryesisë së Lëvizjes kemi vota të barabarta, atëherë vendos vota e Kryetarit të Lëvizjes.
- Pozicioni i anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! është pozicion drejtues. Anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë:
a. Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. Dy nënkryetarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
d. Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
dh. Koordinatori i Komiteteve Profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
e. Sekretari për Media dhe Komunikim i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ë. Kryetarja e Grave për VETËVENDOSJE!;
f. Kryetari i Rinisë për VETËVENDOSJE!;
g. Anëtarët e tjerë të propozuar dhe të zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të plotësuar numrin 23 të anëtarëve të Kryesisë.
- Në rastin kur Lëvizja VETËVENDOSJE! e zgjedh kryeministrin nga radhët e saj, kryeministri është në bazë të detyrës edhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Zëdhënësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë pa të drejtë vote. Të njëjtit nuk llogariten si anëtarë të Kryesisë në kuptim të paragrafit 2 të Nenit 73 të këtij Statuti.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë:
a. Zbatimi i vendimeve të marra në bazë të nenit 28 të këtij Statuti;
b. Zbatimi i vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm;
c. Mbikëqyr punën e organeve ekzekutive dhe këshilluese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Në raste të veçanta e pezullon punën e një qendre, që ka vepruar në kundërshtim me parimet dhe me dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në një vendim të Këshillit të Përgjithshëm;
d. I negocion me palë të treta marrëveshjet e bashkëpunimit, sipas kompetencave të shprehura në nenin 11 të këtij Statuti;
dh. Njohja për kontributin e dhënë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga individë dhe nga organizata të ndryshme;
e. Miratimi i drejtuesve të sekretariateve, i zëdhënësve dhe të komiteteve profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ë. Marrja e vendimeve për të gjitha aksionet politike në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
f. Marrja e vendimeve për organizimin e fushatave, protestave dhe të demonstratave të përgjithshme;
g. Thirrja e mbledhjeve të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm për çështje, që i konsideron të rëndësishme ose jashtë kompetencave të saj;
gj. Marrja e vendimeve për të ngritur çështje të ndryshme në institucionet publike përmes përfaqësuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këto institucione;
h. Marrja e vendimeve për të ngritur çështje të ndryshme për t’u zbatuar nga organet ekzekutive dhe këshilluese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
i. Përzgjedhja e anëtarëve të nderit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
j. Formimin e komiteteve profesionale dhe të sekretariateve jostatutore në përputhje me organizimin dhe mundësitë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
k. Harton dhe miraton qeverisjen alternative, platforma, masa apo prioritete zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është përfaqësuesi më i lartë politik i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e drejton Kryesinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përgjigjet dhe raporton për punën e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Nëse Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjidhet President i Republikës së Kosovës, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe nga të gjitha funksionet tjera në parti.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!:
a. I koordinon dhe udhëheq punën dhe aktivitetet në Lëvizjen VETËVENDOSJE!;
b. I thërret dhe i drejton mbledhjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. E cakton rendin e ditës për mbledhjet e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. I cakton detyrat e anëtarëve të Kryesisë;
d. E mbikëqyr punën e organeve ekzekutive dhe të organeve këshilluese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
dh. I propozon pozicionet në vijim:
i. Nënkryetarin e parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
ii. Sekretarin Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
iii. Koordinatorin e Komiteteve Profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
iv. Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
v. Sekretarin për Media dhe Komunikim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
e. E delegon përfaqësimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ë. E përfaqëson Lëvizjen VETËVENDOSJE! në marrëdhënie me palë të treta.
- Përmbushja e përgjegjësive të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! bashkërendohet nga kabineti i tij. Kabineti i Kryetarit ka përgjegjësi të koordinojë, administrojë dhe të realizojë aktivitetin publik dhe organizativ të Kryetarit të Lëvizjes në fushatë e përgjegjësive të tij.
- Kryetarit i ndihmon stafi i Kabinetit të tij që përbëhet prej këshilltarëve politikë dhe stafit tjetër, sipas zgjedhjes së tij. Ky staf është përgjegjës për t’i ofruar ndihmë Kryetarit lidhur me dhe për bashkërendimin e punëve të tij. Përbërja, organizimi, fushëveprimi dhe mënyra e funksionimit të Kabinetit të Kryetarit, përcaktohet me akt të veçantë.
- Nënkryetari i parë propozohet në mesin e anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Nënkryetari i parë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues dhe të deleguar brenda strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Nënkryetarit të parë të Lëvizjes VËTEVENDOSJE!:
- E ndihmon Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përmbushjen e detyrave dhe të përgjegjësive të këtij të fundit;
- Nënkryetari i kryen funksionet e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në rast të mungesës dhe të autorizimit nga ana e Kryetarit, për çështje që lidhen me nevojat e përditshme të Kryesisë dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjithësi;
- E zëvendëson Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në marrëdhënie me palë të treta, në rast të mungesës dhe me autorizimin e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
- Në rastet kur Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrën e tij, Nënkryetari i parë i ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.
- Nënkryetari i dytë propozohet në mesin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet me shumicë votash nga ky Këshill.
- Nënkryetari i dytë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues dhe të deleguar brenda strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Nënkryetari i dytë i ka të njëjtat detyra dhe përgjegjësi, si nënkryetari i parë, në mungesë të nënkryetarit të parë dhe me autorizimin e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjidhet në mesin e anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me shumicë të thjeshtë votash nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues dhe të deleguar brenda strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!:
a. I zbaton të gjitha vendimet që i merr nga Kryetari ose nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për çështjet organizative;
b. E drejton punën e Sekretariatit të Përgjithshëm;
c. I propozon drejtuesit e sekretariateve bashkë me Kryetarin e Lëvizjes;
ç. Në bashkëpunim me drejtuesin e një sekretariati vendos për numrin dhe përzgjedhjen e stafit ndihmës për zbatimin e detyrave të sekretariatit përkatës;
d. E mbikëqyr punën e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe raporton për to në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm, duke i dhënë edhe propozimet e Sekretariatit të Përgjithshëm për punën e Qendrave;
dh. Raporton për punën e kryer për çdo javë te Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në mbledhjet e zakonshme të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
e. Raporton për punën e Sekretariatit të Përgjithshëm në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm;
ë. Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka për detyrë që një herë në vit ta përllogarisë numrin e anëtarëve dhe simpatizantëve të secilës qendër;
f. Krijon grupe nismëtare që punojnë drejt themelimit të një qendre;
g. Krijon grupe pune për ristrukturim.
- Sekretari i Organizativ drejton Sekretariatin e Përgjithshëm. Sekretariati i Përgjithshëm është organ ekzekutiv i vendimeve të Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm. Ky organ i zbaton vendimet nëpërmjet sekretariateve të drejtuara nga Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Sekretariatet statutore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë:
a. Sekretariati për Financa,
b. Sekretariati për Organizimin e Aktiviteteve,
c. Sekretariati për Media dhe Komunikim,
ç. Sekretariati për Emancipim Politik,
d. Sekretariati për Zhvillim Bashkëpunimesh.
- Me propozimin e Sekretarit Organizativ dhe të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me miratimin e Kryesisë, mund të formohen edhe sekretariate të tjera, sipas nevojave organizative dhe funksionale, si dhe sipas mundësive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Koordinatori i Komiteteve Profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE! propozohet në mesin e anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet me shumicë votash nga Këshilli i Përgjithshëm.
- Koordinatori i Komiteteve Profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues dhe të deleguar brenda strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Koordinatorit të Komiteteve Profesionale janë:
a. Drejton punën e Komiteteve Profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. I propozon drejtuesit e Komiteteve Profesionale bashkë me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. I zbaton të gjitha vendimet që i merr nga Kryetari ose nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për çështjet e hartimit të politikave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. E përzgjedh stafin ndihmës për zbatimin e detyrave të një Komiteti Profesional në bashkëpunim me drejtuesin e Komitetit përkatës;
d. Bashkëpunon me Kryetarët e Qendrave në lidhje me punën e Nënkomiteteve Profesionale;
dh. Raporton për punën e kryer te Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe sipas kërkesës në Kryesinë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
e. Raporton për punën e Komiteteve Profesionale sipas kërkesës nga Këshilli i Përgjithshëm
- Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjidhet me shumicë votash nga Këshilli i Përgjithshëm me propozim të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga mesi i aktivistëve.
- Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare drejton Sekretariatin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe nuk mund të mbajë asnjë pozicion tjetër drejtues dhe të deleguar brenda strukturës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!:
a. I zbaton të gjitha vendimet që i merr nga Kryetari, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. Në koordinim me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, krijon kontakte dhe zhvillon marrëdhënie bilaterale me palë të treta ndërkombëtare;
c. E drejton punën e Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
ç. I propozon drejtuesit e sektorëve të Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
d. Në bashkëpunim me drejtuesin e një sektori vendos për numrin dhe përzgjedhjen e stafit ndihmës për zbatimin e detyrave të Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
dh. Raporton me shkrim për punën e kryer për çdo muaj te Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, një herë në 6 muaj (dhe sipas nevojës) pranë Kryesisë, si dhe një herë në vit pranë Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Sekretariati për Marrëdhënie Ndërkombëtare është organ ekzekutiv i vendimeve të Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm. Ky organ i zbaton vendimet nëpërmjet sektorëve të drejtuar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare:
a. Harton dhe propozon strategji për zhvillimin e marrëdhënieve me jashtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! pranë organeve vendimmarrëse të nivelit të tretë organizativ dhe Kryetarit të Lëvizjes;
b. Zbaton vendimet e organeve vendimmarrëse të nivelit të tretë organizativ dhe të Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. I koordinon takimet zyrtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel ndërkombëtar me palë të treta;
ç. Ndjek anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në forume dhe organizata ndërkombëtare si dhe përparimin e përfaqësimit të Lëvizjes në këto forume e organizata;
d. E përfaqëson Lëvizjen VETËVENDOSJE! në takime me palë të treta dhe në organizata e forume ndërkombëtare me autorizimin e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
dh. Koordinon punën dhe aktivitetet me Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke propozuar edhe buxhetin për aktivitetin e Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
- Detyrat dhe përgjegjësitë specifike të Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe strukturimi i brendshëm, përcaktohen në Rregulloren e këtij sekretariati që miratohet prej Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Komisioni Statutor është organ i pavarur i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që e interpreton Statutin dhe i propozon ndryshimet statutore.
- Komisioni Statutor është i përbërë nga 5 anëtarë: Kryesuesi, zv.Kryesuesi dhe 3 anëtarë të tjerë. Të paktën 2 prej 5 anëtarëve të Komisionit Statutor duhet të jenë juristë me profesion.
- Anëtarët e Komisionit Statutor propozohen nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mesin e aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe votohen me shumicë të thjeshtë votash nga Këshilli i Përgjithshëm.
- Anëtarët e Komisionit Statutor nuk mund të mbajnë pozicione drejtuese në nivelin e tretë organizativ.
- Nëse një anëtar i Komisionit ka konflikt interesi me një çështje që paraqitet në këtë Komision, atëherë ky anëtar zëvendësohet me një anëtar të ri nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë çështje.
- Mandati i të gjithë anëtarëve të Komisionit Statutor është 4-vjeçar, me të drejtë rikandidimi.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Statutor:
a. E interpreton Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në ato raste kur ka paqartësi për çështje dhe për vendime të ndryshme të organeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
b. E pranon ose e refuzon shqyrtimin e çështjeve të ngritura nga organet dhe nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. Shqyrton çështje të ndryshme bazuar në iniciativën e anëtarëve të Komisionit Statutor;
ç. I propozon ndryshimet statutore në Këshillin e Përgjithshëm.
- Komitetet Profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë organe këshilluese dhe hulumtuese të përbëra nga profesionistë të fushave të ndryshme, studiues, studentë dhe anëtarë të tjerë.
- Komitetet Profesionale drejtohen nga Koordinatori i Komiteteve Profesionale dhe formohen në nivelin e tretë organizativ.
- Numri dhe fusha e punës së Komiteteve Profesionale propozohen nga Koordinatori i Komiteteve Profesionale dhe nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe miratohet nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sipas nevojave organizative dhe funksionale, si dhe sipas mundësive të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Komiteteve Profesionale:
a. Hartimi i Programit Politik dhe Qeverisës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i orientuar nga Këshilli i Përgjithshëm dhe nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
b. Përgatitja e punimeve kërkimore ekonomike dhe socio-politike për nevojat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Në nivelin e dytë organizativ ngrihen Nënkomitetet Profesionale të Qendrave të cilat hartojnë politikat për nivelin komunal në koordinim të plotë me punën e Komiteteve Profesionale.
- Nënkomitetet Profesionale e një qendre drejtohen nga Koordinatori i Nënkomiteteve Profesionale.
- Burimet financiare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë:
a. Të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë;
b. Të ardhurat nga buxheti i shtetit të akorduara për subjektet politike;
c. Ndihmat dhe dhuratat e aktivistëve, të anëtarëve dhe të mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Ndihmat dhe dhuratat e organizatave partnere;
d. Zhvillimi i aktiviteteve ekonomike të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Veprimtaria financiare dhe ekonomike e Lëvizjes VETËVENDOSJE! menaxhohet nga Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe nga Sekretariati për Financa pranë Sekretariatit të Përgjithshëm.
- Qendrat, Sekretariati për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Organizimet e Ndërvarura të Përhershme (GVV dhe RVV) dhe organet e tjera në nivelin e tretë organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE! propozojnë buxhetin vjetor të tyre në konsultim dhe përmes Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me qëllimin për t’u çuar për shqyrtim dhe miratim në Këshill të Përgjithshëm.
- Veprimtaria financiare dhe ekonomike drejtohet dhe mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe nga Këshilli i Përgjithshëm.
- Për ndërhyrjet e mundshme në linjat buxhetore mbi shpenzimet e pa parashikueshme dhe për nevoja të organizimit të aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE:
a. Deri në 5 % mbi shpenzimet e planifikuara në buxhetin e përgjithshëm vjetor vendimin e merr Sekretari Organizativ;
b. Nga 5 % deri në 10 % mbi shpenzimet e planifikuara në buxhetin e përgjithshëm vjetor vendimin e marrin Sekretari Organizativ dhe Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
c. Nga 10 % deri në 20 % mbi shpenzimet e planifikuara në buxhetin e përgjithshëm vendimin e merr Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Mbi 20 % nga shpenzimet e planifikuara në buxhetin e përgjithshëm vjetor vendimin e merr Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Një herë në tre muaj, Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e paraqet me shkrim gjendjen financiare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kryesi. Një herë në gjashtë muaj Sekretari Organizativ i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e paraqet raportin e shkoqitur financiar në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kryesia ose Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mund të kërkojnë raporte më të shpeshta financiare nga Sekretari Organizativ, sipas nevojave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Raporti financiar është transparent për të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Burimet financiare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë të kufizuara si në vijim:
a. Kontributi financiar për Lëvizjen VETËVENDOSJE! i personave fizik ose juridik është i përkufizuar në bazë të ligjeve në fuqi;
b. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk pranon financime nga persona fizik dhe juridik që e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre ekonomik nëpërmjet krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme;
c. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk pranon financime nga persona fizik dhe juridik, që importojnë mallra tregtare nga ato shtete që nuk e njohin sovranitetin shtetëror dhe që kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.
- Lëvizja VETËVENDOSJE! posedon vetëm një xhirollogari bankare në Republikën e Kosovës, përmes së cilës realizohen të gjitha transaksionet.
- Kandidat për Këshilltar të Asamblesë Komunale mund të jetë çdo anëtar i një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që propozohet nga anëtarët e Këshillit të Pikës, të Këshillit të Qendrës ose vetë propozohet, duke e drejtuar një kërkesë me shkrim në Këshillin e Qendrës.
- Lista e krijuar me kandidatë pas shqyrtimit nga Këshilli i Qendrës kalon në votim dhe në bazë të votave të fituara krijohet edhe lista zyrtare me kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Këshilltarë në Asamblenë Komunale.
- 3/4 e listës me kandidatë duhet të jetë e përbërë me aktivistë apo anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- 1/4 e kandidatëve për këshilltarë komunalë propozohen nga Kryetari i Qendrës dhe miratohen nga Këshilli i Qendrës.
- Në rastin kur një Qendër është në ristrukturim, lista përfundimtare e kandidatëve për asamble miratohet në Grupin Punues për ristrukturimin e Qendrës në koordinim me kryesinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kandidat për Kryetar Komune mund të jetë çdo anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Kandidatët për Kryetar Komune propozohen ose vetëpropozohen duke i mbledhur 1/5 e nënshkrimeve të anëtarëve të një qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ose duke i mbledhur 1/5 e nënshkrimeve të delegatëve të Këshillit të Qendrës.
- Kandidati për Kryetar Komune zgjidhet me votim nga Këshilli i Qendrës, pas miratimit të kandidaturave nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Lëvizja VETËVENDOSJE! në qeverisjen lokale realizon programin politik përmes përfaqësuesve të saj të zgjedhur apo të emëruar.
- Organet e Organizatës vlerësojnë punën dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të Lëvizjes në institucione sa herë që është e nevojshme.
- Anëtarët e Kuvendeve Komunale të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përbëjnë grupin e kuvendarëve. Grupi themelohet me së paku tre anëtarë. Kryesuesi i Grupit të kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! merr pjesë në mbledhjet e kryesisë së Qendrës pa të drejtë vote, por me të drejtë fjale.
- Grupet e kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! raportojnë për punën dhe veprimtarinë e tyre në Këshillin e Qendrës. Grupet e kuvendarëve bashkëpunojnë dhe koordinojnë veprimet me organet e Qendrës, si dhe mbajnë kontakte të vazhdueshme me komunitetin në komunë.
- Sekretariati i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbështet dhe koordinon punën përmes koordinimit për çështje lokale.
- Grupet e kuvendarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutojnë dhe bashkëveprojnë paraprakisht për propozimvendimet ose çështjet që do të shqyrtohen në mbledhjen e Kuvendit Komunal dhe përcaktojnë paraprakisht qëndrimin e tyre në respektim e zbatim të programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të veçorive të komunës si dhe të nevojave të komunitetit. Grupi merr vendime me shumicë të votash.
- Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të mbajë së paku tri herë në vit mbledhje të zgjeruara me kryetarët e komunave nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.
- Të zgjedhurit apo të emëruarit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në nivel lokal do të përfundojnë mandatin e tyre të plotë kur bëhet fjalë për angazhime apo pozicione tjera për të cilat nuk lejohet mbajtja apo ushtrimi i tyre njëkohësisht. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në rastet kur vlerësohet dhe dëshmohet se është i nevojshëm një vendim tjetër. Ky vendim merret për secilin rast nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! pas koordinimit me Qendrën përkatëse dhe me propozimin e kësaj të fundit.
- Qeverisja lokale e drejtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! përmbushë programin politik dhe lokal të Organizatës. Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetarë të komunave, para votimit në Këshillin e Qendrës përkatëse, miratohen nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- ½ e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjidhet nga Këshillat e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë.
- Numri i kandidatëve për deputetë për secilën qendër përllogaritet në Këshillin e Përgjithshëm në bazë të numrit të votuesve dhe të numrit të anëtarëve të Qendrave, sipas formulës:
Nvk = Numri i votuesve në një Komunë;
Npv = Numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë;
Nak = Numri i anëtarëve në një Komunë;
Npa = Numri i përgjithshëm i anëtarëve në Kosovë;
D1/2 = 1/2 e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kandidatë për deputetë;
NKK = Numri i kandidatëve për një Komunë;
NKK = | Nvk *D1/2*0.5 | + | Nak *D1/2 *0.5 | ||||
Npv Npa
3. Në ato komuna ku numri i kandidatëve të përllogaritur sipas formulës nuk është numër natyral, një kandidat shtesë fitohet me çdo rritje me 0.5 NKK në një komunë. Çdo komunë ku Lëvizja VETËVENDOSJE! ka Qendër, do të ketë së paku një kandidat, nëse ka të propozuar.
4. Raporti ½ nga Qendrat, ¼ nga Kryesia dhe ¼ nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për listën e kandidatëve për deputetë ruhet edhe në raste koalicioni parazgjedhor.
5. Kandidatët për deputetë që dalin prej Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! propozohen nga 1/5 e anëtarëve të Këshillit të një Qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhen me votim me lista të hapura.
6. ¼ e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! propozohen nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Propozimet e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! miratohen me shumicë të thjeshtë votash në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm që e përmbushin kuorumin.
7. Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i propozon kandidatët për deputetë, që nuk janë caktuar nga formula në pikën 2 dhe pikën 6 të këtij neni. Propozimet e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! miratohen me shumicë të thjeshtë votash në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm që e përmbushin kuorumin.
8. Lista përfundimtare me emrat e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputetë formohet në bazë të rendit të caktuar nga Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
9. Në rastin kur një Qendër është në ristrukturim, lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë miratohet në Grupin Punues për ristrukturimin e Qendrës në koordinim me kryesinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Kandidatët për Kryetar të Kuvendit propozohen nga 1/5 e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash nga ky Këshill.
Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryeministër propozohen nga 1/5 e Këshillit të Përgjithshëm dhe zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash nga ky Këshill.
Kandidati për President propozohet nga 1/5 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash nga ky Këshill.
Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! propozon dhe vendos për çdo pozicion tjetër që lidhet me përfaqësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në institucione publike.
- Komisionet disiplinore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! krijohen në nivelin e dytë dhe në nivelin e tretë organizativ.
- Në nivelin e dytë organizativ, çdo Këshill Qendre e krijon një komision disiplinor.
- Komisioni Disiplinor i Qendrës është i përbërë nga pesë anëtarë, të cilët propozohen dhe zgjidhen në mesin e anëtarëve të Këshillit të Qendrës nga anëtarët e Këshillit të Qendrës.
- Në nivelin e tretë organizativ krijohet Komisioni Disiplinor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Komisioni Disiplinor i Përgjithshëm është i përbërë nga pesë anëtarë, të cilët propozohen dhe zgjidhen në mesin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
- Nëse një anëtar i një komisioni disiplinor ka konflikt interesi me një çështje që paraqitet në komision, atëherë ky anëtar zëvendësohet me një anëtar të ri nga Kryesia përkatëse e nivelit organizativ për këtë çështje.
- Aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë të drejtë të paraqesin ankesë për shkelje ndaj çdo aktivisti apo anëtari të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që dyshohet t’i ketë shkelur vendimet, parimet ose dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Në nivelin e Pikës, në rastin kur ka ankesë për shkelje ndaj çdo aktivisti apo anëtari tjetër të Pikës (përfshirë ata që mbajnë pozicione drejtuese dhe të deleguara) për çështje procedurale, për mosrespektim vendimesh të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ose për shkelje të Statutit, ankesa i drejtohet Komisionit Disiplinor të Qendrës.
- Ankesa ndaj një aktivisti apo anëtari i drejtohet me shkrim me anë të formularit të letërankesës Komisionit Disiplinor të Qendrës ose Komisionit Disiplinor të Përgjithshëm, në varësi të nivelit organizativ ku bën pjesë aktivisti ndaj të cilit është bërë ankesa.
- Për çdo aktivist apo anëtar që vërtetohet se ka vepruar në kundërshtim me parimet e shprehura në dokumentet themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe me vendimet e organeve të saj, mund të merren masa disiplinore nga Komisioni Disiplinor, ku është paraqitur ankesa për shkelje, në varësi të shkeljes dhe të kontekstit në të cilin është kryer veprimi.
- Masat disiplinore, që mund të ndërmerren ndaj një aktivisti apo anëtari, janë:
a. Vërejtja;
b. Vërejtja me shkrim;
c. Heqja nga cilido pozicion brenda organeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!;
ç. Pezullimi i përkohshëm ose i përhershëm i së drejtës për të kandiduar në pozicione të cilitdo niveli organizativ;
d. Parapërjashtimi;
dh. Pezullimi i përkohshëm i statusit të aktivistit apo të anëtarit;
e. Kërkesa për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! ose ndaj një aktivisti apo anëtari të saj;
ë. Përjashtimi i plotë nga organet dhe nga anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
- Çdo aktivist apo anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj të cilit është marrë vendim qoftë nga Komisioni Disiplinor i Qendrës, qoftë nga Komisioni Disiplinor në nivelin e tretë organizativ, ka të drejtë ankese pranë Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave (KSHA) në afat prej 14 ditëve prej ditës kur është marrë vendimi. Vendimi i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave është përfundimtar.
- Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët propozohen dhe zgjidhen në mesin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
- Neni 63, 64 dhe 65, si dhe çdo dispozite tjetër që ndërlidhet me këto nene, të këtij Statuti, krijojnë efekte juridike nga momenti kur Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! miraton rregulloret përkatëse të parapara me këtë Statut.
- Ndryshimet dhe plotësimet e Statutit hyjnë në fuqi ditën e miratimit të tyre në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
STATUTI
-
I
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
-
II
II. PARIMET, STRUKTURA DHE VENDIMMARRJA
-
III
III. ANËTARËSIA
-
IV
IV. DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË
-
V
V. ORGANIZIMI NË NIVELIN E PARË: PIKA E LËVIZJES VETËVENDOSJE!
-
VI
VI. ORGANIZIMI NË NIVELIN E DYTË: QENDRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE!
-
VII
VII. ORGANIZIME TË NDËRVARURA TË PËRHERSHME
-
VIII
VIII. ORGANIZIMI NË MËRGATË
-
IX
IX. ORGANIZIMI NË NIVELIN E TRETË
-
X
X. FINANCIMI
-
XI
XI. PËRFAQËSIMI NË INSTITUCIONE
-
XII
XII. KOMISIONET DISIPLINORE
-
XIII
XIII. DISPOZITA KALIMTARE