04 02 2021

Takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott

Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, sekretarin e dytë të ambasadës, z. Richard Le Vay, dhe shefin e misionit te eksperteve që kane ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit, z. Domenic Howell, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati ynë për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli, dhe asistenten e tij, Valë Gjonbalaj.

Zgjedhjet që po afrojnë ishin temë e këtij takimi, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes tonë pas 14 shkurtit. Drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohemi, ndërkaq luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit tonë për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim. Me Ambasadorin, z. Abbott u pajtuam t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona.

Kontribo