Takim me banorët e lagjes Kurilla të Prizrenit
Kryetari i Komunës së Prizrenit prof. dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, nga deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj dhe kandidatët për asamblistë, Dafina Alishani, Ilir Gashi dhe Nita Shala mbajtën një tubim në lagjen ” Kurilla”, me qytetarët e kësaj lagjeje.
Kryetari Haskuka theksoi se para katër viteve se bashku me aktivistin e ndjerë Hysni Hyseni-Doda, kishin kërkuar derë më derë votën për ndryshimin e madh. Doda nuk mjaftohej, ai ishte aktivist që nuk pushonte. Nuk u ndal deri sa ndodhi ndryshimi në vitin 2019, kur për herë të parë u bë Albin Kurti, kryeministër.
Po ashtu kryetari Haskuka tha se në lagjen “Kurilla” janë bërë shumë investime, të cilat e kanë lehtësuar jetën e qytetarëve aty.Ndërsa, kryeparlamentari Konjufca tha se Prizreni nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, po për mbarë shqiptarinë dhe se Prizreni i bukur, është bërë edhe më i bukur me Mytaher Haskukën në krye të tij.
Kryetari Haskuka, një njeri i përgatitur intelektualisht, i ngritur profesionalisht, i ndershëm, i drejtë dhe i sinqertë dhe se kushdo që ka bashkëpunuar me të, ia njeh vlerat dhe virtytet. Prandaj këto vlera dhe virtyte i duhen Prizrenit dhe ai që i ka këto vlera është Mytaher Haskuka, prandaj ai edhe e uroi për fitoren #pabalotazh.
Të gjithë u pajtuan se në Prizren do të shtohen edhe më shumë investimet dhe se Prizrenin po e presin ditët, javët, muajt dhe vitet shumë më të mira!