Takim me delegacionin nga Parlamenti Frankofon i Belgjikës
Shefi i grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s Glauk Konjufca, bashkë me anëtarin e Kryesisë, Sami Kurteshi dhe Kryetarin e Qendrës së Belgjikës, Arben Fetain pritën një delegacion nga Parlamenti Frankofon i Belgjikës, në përbërje të dy deputetëve socialistë, Jean-Charles Luperto, Zëvendës Kryetar i Komisionit për Punë te Jashtme, dhe Christophe Collignon, shef i grupit parlamentar te PS-së në Parlamentin regjional të Valonisë dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Frankofon.
Në takim u bisedua për rolin e emigracionit, situatën ekoniomike, papunësinë e madhe si dhe qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s në lidhje me këto. Deputetët socialistë u interesuan edhe për historikun dhe angazhimin e Lëvizjes. Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në temat të cilat duke pasur orientim të majtë, kanë interesim të përbashkët.