09 10 2022

Takim me kryetarët/et e organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Rinisë për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari, në takim e parë pas zgjedhjeve të brendshme organizative, pritën asamblistët dhe deputetët e LV-së që janë njëkohësisht edhe anëtarë të RVV-së.

Rinia vazhdon të jetë forca lëvizëse brenda organizatës me aktivitetet e shumta dhe kreative që ajo organizon. Zyrat tona nëpër secilin qytet duke shërbyer si infrastrukturë edukimi ku të rinjtë janë takuar për të parë filma e për të diskutuar mbi librat e lexuar, por edhe si hapësira mendimi e veprimi ku ka pasuar angazhimi politik, kanë bërë që rinia përherë ta frekuentoj Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Tash, me mjete më të mëdha, e me një numër kaq të lart të anëtarësisë, është koha që të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me rininë nëpër qytetet tona, t’i plotësojmë dhe shtojmë tutje. Këtë detyrë tashmë e ka marrë organizata Rinia për VETËVENDOSJE! që ka strukturën e saj të shtrirë nëpër secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë.

Kontribo