30 10 2019

Takim me një delegacion të nivelit të lartë nga Millennium Challenge Corporation (MÇ)

Sot, nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Besnik Bislimi, drejtuesi i Komitetit për Energji, z. Nagip Krasniqi dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kreshnik Ahmeti pritën në takim një delegacion të nivelit të lartë nga Millennium Challenge Corporation (MÇ), të kryesuar nga drejtorja menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, znj. Caroline T. Nguyen.

Në këtë takim u diskutua për programet e MCC-së në Kosovë dhe qëllimet që ajo synon t’i arrijë nëpërmjet dy programeve, për të cilat është kualifikuar Republika e Kosovës. Qëllimi përfundimtar i granteve të MCC-së në Kosovë është ulja e varfërisë nëpërmjet zhvillimit ekonomik.

Palët diskutuan vështirësitë të cilat pengojnë arritjen e këtij qëllimi e të cilat duhet të tejkalohen. Vështirësitë e identifikuara janë furnizimi i paqendrueshëm me energji elektrike; mungesa e sundimit të ligjit; shërbimet e dobëta mjedisore dhe pjesëmarrja e ulët e grave në fuqinë punëtore.

Zyrtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! falenderuan delegacionin nga MCC për vizitën dhe njoftuan ata për prioritetet e Qeverisë së ardhëshme të vendit. Ata diskutuan për masat socio-ekonomike të cilat do t’i ndërmarrë Qeveria Kurti për t’i tejkaluar vështirësitë të cilat po e pamundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Republikën e Kosovës.

Palët u pajtuan që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen, në shërbim të planifikimit dhe investimeve të duhura në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj.

Kontribo