12 02 2019

Tubim në Harilaq

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Kryetarja e Qendrës në Fushë Kosovë, Albana Gashi, aktivisti Avni Zogiani dhe asambleistë të Lëvizjes në këtë komunë mbajtën takim me qytetarët e fshatit Harilaq për të diskutuar mbi problemet e fshatit dhe komunës në përgjithësi, por edhe mbi ngjarjet politike në Republikën e Kosovës.

Shqetësimi kryesor i banorëve të fshatit Harilaq është vendimi i Qeverisë që në këtë fshat të hapet deponia e madhe e mbeturinave të rrezikshme. Për këtë, qytetarët janë kategorikisht kundër. Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet qytetarët e këtij fshatit që nuk janë konsultuar fare nga Qeveria në lidhje me këtë vendim tejet të dëmshëm për një deponi të tillë që nuk ekziston askund në rajon.

Në këtë tubim, po ashtu u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit sa i përket procesit të dialogut dhe përpjekjen e rrezikshme të presidentit Thaçi në aventurën e tij që tashmë i është bashkuar edhe ekipi negociator. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jenë të bashkuar në kundërshtim të çdo përpjekje për të coptuar a dëmtuar integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Kontribo