Uzurpimi i ndërmarrjes KRM “Pastrimi” në Prishtinë dhe përpjekja për çlirimin e saj
Kompania Regjionale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi” është një ndërmarrjeve tejet e rëndësishme për qytetarët e Prishtinës pasi ajo kryen një shërbim të domosdoshëm për mirëmbajtjen e pastërtisë. Në të janë të punësuar rreth 500 punëtorë, dhe ajo shtrihen në 7 komuna, por Komuna e Prishtinës është aksionari kryesor me 77.4% të aksioneve, dhe vendos për Kryesuesin e Bordit të KRM “Pastrimi” dhe për drejtimin e kësaj ndërmarrjeje.
Më 26 shkurt 2014 Komuna e Prishtinës cakton Komisionin e ri Komunal të Aksionarëve të KRM “Pastrimi”.
Pas 8 muajve probleme dhe moszbatim detyrash të Bordit, ky Komision shkarkon anëtarin e Bordit që përfaqësonte Komunën, Shaujb Mehmeti.
Më 9 nëntor shpallet konkurs 15 ditor për zëvendësimin e këtij anëtari, dhe në pozicionin e Kryesuesit të Bordit shpallet Prof. Ass. Dr. Bardhyl Noci.
Prof. Noci mban më 30 dhjetor mbledhjen e parë të Bordit. Mbledhjen përpiqen ta pengojnë Feim Salihu, Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Pastrimi”, me 20 persona të tjerë të drejtuar nga Besnik Salihu, shef i sigurimit të KRM “Pastrimi” dhe djali i axhës i Feim Salihut. Kjo bandë sulmon Prof. Nocin fizikisht, e ofendon dhe e kërcënon me jetë.
Më 5 janar 2015 Prof. Noci bën kallëzim penal në prokurori ndaj Feim Salihut, Besnik Salihut dhe 20 personave që ushtruan dhunë mbi të për të penguar mbledhjen.
Më 9 janar 2015 Bordi i KRM “Pastrimi” mban mbledhje dhe shkarkon Feim Salihun.
Më 13 janar 2015 hapet rasti për Feim Salihun pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë për mënyrën se si a është punësuar dhe për keqpërdorimin e detyrës.
Më 16 janar 2015 Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendimi për t’ia ndaluar menjëherë Feim Salihut ushtrimin e detyrës së tij. Vendimi i përcillet Policisë.
Gjatë komunikimit të Policisë me Komunën, më 21 janar 2015 Policia refuzon t’i respektojë vendimet e Bordit të KRM “Pastrimi” dhe vendimin e Gjykatës. Disa policë tregojnë që Skender Hyseni, Ministri i Punëve të Brendshme, po e pengon ndërhyrjen e Policisë.
Më 27 janar 2015, Prof. Noci, Kryeseusi i Bordit të KRM “Pastrimi”, njofton bankat për vendimin e Bordit dhe të Gjykatës dhe ia heq Feim Salihut autorizimin për të kryer veprime bankare të KRM “Pastrimi”.
Më 16 shkurt 2015, mbi 30 ditë pas vendimit të Bordit dhe të Gjykatës, dhe pas refuzimit të policisë për të zbatuar ligjin, Asamblistë të Prishtinës, aktivistë dhe qytetarë dolën në protestë kundër Feim Salihut, dhe nuk e lejuan të hynte në ndërmarrje. Ndërhyri Policia për të larguar protestuesit dhe lëshoi fletarrest për Ylli Hoxhën, Asambleist në Komunën e Prishtinës, me akuzën “pengim i personit zyrtar”, duke ju referuar Feim Salihut. Por, me vendim Bordi e Gjykate, Feim Salihu nuk është person zyrtar.
Më 18 shkurt 2015, Asamblistët e Prishtinës, aktivistët dhe qytetarët dolën sërish në protestë kundër Feim Salihut. Policia e Kosovës duke mos ndërmarrë asnjë hap për zbatimin e vendimit të Bordit dhe Gjykatës, arrestoi Asamblistin e VETËVENDOSJE!-s Ylli Hoxha përderisa shkonte në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunë.
Protestat kundër uzurpatorit Feim Salihu, do të vazhdojnë deri në largimin e tij.
18 shkurt 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!