01 11 2021

Za i ri e udhëheqje e re në Gjilanin që mbështetë Alban Hysenin

Alban Hyseni si më i votuari për kryetar të Gjilanit në rundin e parë të zgjedhjeve po vazhdon me një mbështetje edhe më të lartë ta prezantojë programin dhe prioritetet e qeverisjes së re në Gjilan.Sot, bashkë me Kryeministrin Kurti ai mbajti tubime në qytet, Zhegër, Livoq të poshtëm, Malishevë e Dobërçan ku u zotua se do të punojë ndershëm e me përkushtim të lartë për ta bërë ndryshimin e nevojshëm edhe në qytetin e Gjilanit. Mbështetja që ky qytet i ka dhënë Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke e bërë të parën në vend e në komunë, është mbështetje që do t’i kthehet me punë të mira e zhvillimore këtij qyteti pas 14 nëntorit.

Kontribo